☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,530 ▲2.94%
DOW 46,346 ▲2.5%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.30 ▼0.56%
ARI 4,703 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,796 ▲ +2.23% ETH $2,095 ▲ +3.86% XRP $1.3429 ▲ +1.9% SOL $82.5800 ▲ +0.54%
S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 % S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Britaniku Fallon: Trump po e ndryshon qëndrimin ndaj Rusisë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi se Donald Trump po e ndryshon qëndrimin me Moskën. Uashingtoni, – sipas tij, – është më i kujdesshëm tani mbi mundësitë e një marrëdhënieje “shumë të mirë” me Kremlinin, e i gatshëm ta trajtojë Rusinë në pozitat e “konkurrentit”.

“Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Sekretari amerikan i Shtetit nuk kanë më asnjë iluzion sesi duhet të përballemi tani me Rusinë si konkurrente. Ne duhet të merremi vesh me rusët. Duhet të flasim me ta po të jetë e nevojshme, por në të njëjtën kohë duhet edhe të ruhemi. Jemi në qasjen tonë kundrejt Rusisë dhe kërcënimeve të mundshme që ajo mishëron”, tha Michael Fallon, Sekretar i Mbrojtjes në Britani.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump nuk e fshehu admirimin për Vladimir Putinin, e kontaktet e bashkëpunëtorëve të tij përpara dhe pas votimeve të nëntorit me zyrtarë rusë ngjallën në Europë shqetësimin se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë marrëveshje me Moskën.

Në një intervistë të dhënë përpara marrjes së postit, Trump propozoi fundin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë në këmbim të një pakti të reduktimit të armëve bërthamore. Perëndimi këmbëngul se masat ekonomike kundër Moskës mund të hiqen, vetëm nëse ajo tërhiqet nga Krimeja dhe ndalon së mbështeturi separatistët në lindje të Ukrainës.

Fallon i bëri komentet e tij gjatë një parade mirëseardhjeje për një grup të ri luftarak të NATO-s në Estoni, pjesë e strategjisë së aleancës për t’ua ndaluar rusëve përsëritjen e skenarit të aneksimit edhe në vendet balltike e Poloni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.