Rajoni

Brnabiç: Bashkëpunimi rajonal prioritet bazik për Serbinë gjatë 2018-ës

Bashkëpunimi rajonal do të jetë prioritet bazik për Serbinë gjatë 2018-ës, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

”Serbia do të mbetet e fokusuar në Procesin e Berlinit në tri aspekte: në axhendën e lidhjes infrastrukturore me anë të rrugëve dhe hekurudhave, krijimin e një zone të përbashkët ekonomike dhe platformën rajonale për rininë”, shtoi ajo.

“Përsa i përket Kroacisë, marrëdhëniet janë gjithmonë komplekse, por Serbia do të mbetet fleksible dhe tolerante si edhe e hapur për dialog”, theksoi Brnabiç për agjencinë zyrtare serbe të lajmeve, TANJUG.

”Bashkëpunimi rajonal duhet të mbetet prioritet bazik, domethënës për ne dhe i aftë të arrijë rritje të qëndrueshme”, shtoi Brnabiç.

“Nëse i gjithë rajoni nuk ka stabilitet, atëhere edhe Serbia do të përballet me pasojat në formën e më pak investimeve dhe më pak burimeve financiare nga institucionet ndërkombëtare financiare”, theksoi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button