☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.52 ▼4.15%
ARI 4,575 ▲3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,488 ▼ -0.11% ETH $2,151 ▲ +0.54% XRP $1.4099 ▼ -0.18% SOL $90.9500 ▲ +0.73%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Brnabiç në Shkup: Nuk mund të ketë kufij në baza etnike

“Në territorin e Ballkanit nuk është e mundur krijimi i kufijve në baza etnike”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në territorin e Ballkanit nuk është i mundur krijimi i kufijve në baza etnike, vlerëson kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Brnabiç, po qëndron për vizitë në Shkup, ku është mbajtur një konferencë e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kryeministrat e të dyja vendeve u pyetën në lidhje me mundësinë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Brnabiç tha se në territorin e Ballkanit nuk është e mundur që kufijtë të bëhen në baza etnike, duke shtuar se nuk e ka të qartë se pse shtrohet kjo si çështje dhe duke e cilësuar këtë temë si të rrejshme.

“Çfarëdo qoftë kufij që kemi dhe që mund të bëjmë në këtë territor, çdo herë në njërën apo në anën tjetër do të mbesin disa njerëz që do të jenë të një përkatësie tjetër etnike ose kombëtare. Kështu që, është e pamundur të bëhet, kjo fare nuk paraqet temë për mua”, tha Brnabiç.

Përkundër kësaj, ajo tha se duhet të punohet në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, rikujtoi se vendi i tij ka arritur marrëveshje të rëndësishme me Greqinë dhe Bullgarinë, por theksoi se procesi i bisedimeve asnjëherë nuk është i lehtë.

“Ne si një vend mik, gjithsesi që do të ndihmojmë që të inkurajojmë marrëveshjen eventuale dypalëshe që do të arrihej dhe besoj se me të vërtetë është koha e duhur që të arrihet pajtimi historik mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Zaev.

Gjatë vizitës së kryeministres serbe në Maqedoninë e Veriut u nënshkruan tre marrëveshje për bashkëpunim mes dy vendeve. Më herët gjatë ditës, dy kryeministrat morën pjesë edhe në përurimin e konceptit “One stop shop” të funksionimit të vendkalimit kufitar Tabanoc, për të cilin thanë se do të përgjysmojë kohën e duhur për kalim nga njëri shtet në tjetrin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.