☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,582 ▲1.16%
DOW 46,215 ▲1.4%
NASDAQ 21,933 ▲1.32%
NAFTA 90.69 ▼7.68%
ARI 4,389 ▼4.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,224 ▲ +2.19% ETH $2,120 ▲ +1.98% XRP $1.4298 ▲ +2.75% SOL $89.5300 ▲ +2.47%
S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 % S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Brnabiq për takimin Thaçi-Vuçiq: “Për momentin, asgjë konkrete nuk është në tryezë”

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq deklaroi në prag të vazhdimit të dialogut në Bruksel se ajo mendon se nuk ka asgjë “në tryezë” për momentin, përveç se duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Ajo shtoi se do të donte që deri te kjo zgjidhje të arrijë shpejt, por nuk e di nëse do të ndodhte kjo. E pyetur nëse të premten në Bruksel në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi do të flitet për një kompromis dhe atë që pret nga ai takim, Brnabiq tha nuk pret asgjë të veçantë.

“Nuk pres asgjë, por jam e befasuar që flasim për kompromisin, kjo është risia”, tha ajo në një intervistë për Al Jazeera Balkans.

E pyetur se çfarë do të ndodhte në tryezë dhe çfarë përbën një kompromis – ndarje, ndarje të territorit, shkëmbim të popullsisë, Brnabiq tha se “ajo nuk do të hyjë në atë se çfarë është në tavolinë”.

“Për momentin, asgjë konkrete nuk është në tryezë. Mendoj se në tryezë është e vetmja gjë që duhet të kemi një kompromis, se një kompromis do të thotë që të dyja palët të marrin diçka dhe të humbin diçka”, tha kryeministrja serbe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.