Brokoli, lulelakra dhe lakra, një kurë e mundshme për autizmin?!
Shkencëtarët kanë zbuluar se substanca që gjenden te perimet e tilla si brokoli, lulelakra, lakra, promovon përmirësime domethënëse ndaj simptomave që lidhen me çrregullimet e spektrit autik
Lajme të mira vijnë për trajtimin e autizmit nga disa bimë të thjeshta, të cilat i përkasin familjes së perimeve. Një studim i kryer nga shkencëtarët e spitalit për fëmijë MassGeneral dhe nga Universiteti i Mjekësisë “Johns Hopkins” në SHBA, ka treguar se trajtimi i përditshëm me sulforafan (molekulë aktive që gjendet te brokoli, lulelakra dhe lakra), mund të përmirësojë disa nga simptomat e çrregullimeve të spektrit autik. Në raportin mbi studimin, të publikuar në internet te PNAS Early Edition, studiuesit përshkruajnë se si pjesëmarrësit kanë shfaqur një përmirësim, si nga ana e sjelljes, ashtu edhe ajo e komunikimit, dhe e gjitha kjo vetëm pas katër javëve trajtim me një dozë të përditshme sulforafani.
Sipas autorit kryesor të studimit, dr. Kanwaljit Singh, rezultatet mesatare për secilin nga vlerësimet ishin dukshëm më të mira për 26 pjesëmarrësit që kishin marrë sulforafan, në krahasim me ata 14 që morën placebo. Edhe në vizitën pas katër javësh, disa kujdestarë raportuan një përmirësim të dukshëm të sjelljes. Pjesëmarrësit që konsumuan sulforafan patën një përmirësim mjaft të dukshëm për sa i përket nervozizmit, letargjisë, lëvizjeve të përsëritura, hiperaktivitetit, komunikimit, motivimit dhe imitimit të modeleve. Në fund, pjesa më e madhe, por jo të gjitha përmirësimet, u zhdukën në javën e 22 të rivlerësimit (kur pjesëmarrësit nuk morën trajtim me sulforafan). “Rezultatet për ne nuk ishin surprizuese, që nga momenti që përmirësimet ishin tepër të dukshme. Ky ishte një studim i mirëfilltë shkencor, i cili do të përsëritet dhe mbi të gjitha do t’u shërbejë personave që vuajnë nga autizmi”, tha dr. Zimmerman.
Ndaj, duke u bazuar te ky studim amerikan, filloni t’u jepni fëmijëve tuaj ose të afërmve autikë, më shumë brokoli, lulelakër ose lakër.
*Autizmi
Autizmi është çrregullim neurobiologjik që dallohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror dhe sjellje të përsëritura e rreze të kufizuar interesash. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës trevjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ. Sipas DSM-IV-R, autizmi përkufizohet si një çrregullim që karakterizohet nga:
– Dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale
– Dëmtim cilësor i komunikimit
– Karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.