Bota

BRUKSEL – Biden & Von der Leyen: Nëse SHBA dhe BE reagojnë së bashku mund të bëjnë diferencën

Bashkëpunimi ynë në katër fazat e sanksioneve kundër Rusisë ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërkohë që tani po punohet më shumë brenda sistemit rus për të shteruar burimet e Putinit për të financuar makinerinë e tij të luftës, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një deklarate të përbashkët me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Puna jonë për vendosjen e sanksioneve tregon gjithashtu se kur veprojmë së bashku, ne jemi më të fortë dhe mund të bëjmë diferencën”, theksoi ajo.

”Dhe ne po vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në shumë fusha strategjike, që përfshijnë ndihmën humanitare dhe të sigurisë në Ukrainë, energjinë, luftimin e kërcënimeve kundër demokracive tona, zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura përmes bashkëpunimit BE-SHBA, dhe mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë”, shtoi Von der Leyen.

“Në një botë të kërcënuar nga çrregullimi, uniteti ynë transatlantik mbështet vlerat dhe rregullat themelore në të cilat besojnë qytetarët tanë”, tha ajo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button