🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 52,972 ▲2.29%
NASDAQ 25,912 ▲2.13%
NAFTA 93.16 ▼3.05%
ARI 4,055 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $79,242 ▲ +2.38% ETH $2,349 ▲ +2.53% XRP $1.3044 ▲ +2.03% SOL $94.5800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kos: Shqipëria përparim në zbatimin e reformave kyçe, të vazhdojë puna për mbylljen e negociatave në 2027

– Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi Paketën e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për vitin 2026.

Komisioni Evropian miratoi sot Paketën vjetore të Zgjerimit, e cila vlerëson përparimin e bërë gjatë vitit të kaluar nga vendet partnere që synojnë anëtarësimin në BE dhe përcakton prioritetet e reformave për periudhën e ardhshme.

Zgjerimi është një nga politikat më të rëndësishme të BE-së, që garanton paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në të gjithë kontinentin. E mbështetur fort në parimin e meritave, një politikë e besueshme zgjerimi po kthehet gjithnjë e më shumë në një investim për sigurinë e përbashkët të Evropës.

Paketa e këtij viti tregon se përpjekjet e vazhdueshme për reforma sjellin përparim konkret drejt anëtarësimit në BE, siç dëshmohet nga Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina.

Të katër vendet kanë avancuar në negociatat e anëtarësimit, duke hapur grupkapituj negociues dhe duke mbyllur përkohësisht kapituj me një ritëm të paprecedentë.

“Përmbushja nga Shqipëria e reformave të kërkuara nga BE-ja është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kryesore”, tha Kos.

“Këtë vit, u arrit një moment i rëndësishëm me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme në fushat themelore. Që atëherë, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për të përmbushur kriteret për mbylljen e kapitujve të tjerë”, shtoi ajo.

“Në të njëjtën kohë, nevojitet vijimi i përqendrimit dhe përparimit në fusha kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, tha komisionerja për Zgjerimin, Kos.

“Në themel të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë shteti i së drejtës, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi”, shtoi ajo.

“Kjo ka rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve të saj. Përfshirja kuptimplotë e të gjithë shoqërisë është thelbësore për të garantuar një proces të qëndrueshëm legjislativ”, tha Kos. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.