🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.41 ▲0.2%
ARI 4,414 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,511 ▼ -0.16% ETH $1,887 ▲ +0.18% XRP $1.0093 ▲ +0.26% SOL $76.1900 ▲ +0.54%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.41 ▲0.2 % ARI 4,414 ▼0.14 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.41 ▲0.2 % ARI 4,414 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
14 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Me kërkesë të Kievit, BE shtrëngon hyrjen për burrat ukrainas që shmangin shërbimin ushtarak

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-DPA/- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord në parim sot, për të kufizuar rregullat e mbrojtjes së përkohshme për burrat ukrainas në moshë për shërbim ushtarak.

Vendimi u mor me kërkesë të Kievit dhe synon ta bëjë më të vështirë, hyrjen e lehtësuar në BE, për personat që përpiqen t’i shmangen shërbimit ushtarak në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Sipas marrëveshjes, vetëm burrat ukrainas, që kanë kryer shërbimin ushtarak ose që janë përjashtuar zyrtarisht prej tij, do të vazhdojnë të përfitojnë nga skema e mbrojtjes së përkohshme të BE-së.

Sipas rregullave aktuale ukrainase, kjo masë prek veçanërisht burrat nga 23 deri në 60 vjeç, megjithëse aktualisht, thirren për shërbim ushtarak vetëm personat 25 vjeç e lart.

Marrëveshja pritet të miratohet zyrtarisht në javët e ardhshme.

Ndryshimi do të zbatohet vetëm për burrat, që hyjnë për herë të parë në Bashkimin Evropian.

Në të ardhmen, ata do të kenë si mundësi kryesore vetëm kërkesën për azil, që do të thotë se do ta kenë shumë më të vështirë të marrin mbrojtje dhe leje qëndrimi.

Refugjatët ukrainas aktualisht, pranohen në BE përmes një mekanizmi të posaçëm të quajtur “Direktiva për fluksin masiv të refugjatëve”, që do të thotë se kërkesat e tyre nuk shqyrtohen individualisht, si rastet e tjera të azilit.

Kjo ka bërë që ukrainasit ta marrin mbrojtjen në BE, shumë më lehtë se refugjatët nga vende të tjera.

Në të ardhmen, burrat ukrainas që kërkojnë mbrojtje në BE, do të duhet të dëshmojnë se kanë përmbushur detyrimet ushtarake duke paraqitur: një pasaportë me vulë daljeje të lëshuar nga autoritetet ukrainase, ose një dokument që vërteton se janë përjashtuar nga shërbimi ushtarak ose e kanë kryer atë. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.