☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,437 ▲ +1.21% ETH $2,641 ▲ +2.96% XRP $1.4414 ▲ +5.31% SOL $111.7300 ▲ +2.62%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kosova

Brenda javës dy të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor – IKSHPK kërkon vigjilencë të shtuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar lidhur me situatën epidemiologjike të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë.

IKSHPK njofton se gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, në Laboratorin e Mikrobiologjisë të IKSHPK-së janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV) në Kosovë.

“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK bën tutje të ditur se të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: tri me shenja klinike të meningjitit akut, tri me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.

Po ashtu, raportohet se gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga WNV në Kosovë.

“Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Situata epidemiologjike në rajon

Që nga fillimi i sezonit të transmetimit për vitin 2026 dhe deri më 10 shtator, sipas ECDC-së, janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës.

Masat e ndërmarra

Të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat në rajonet e tyre për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit.

Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren në Gjakovë, ku janë raportuar tri raste, për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike. Vizitë e ngjashme është realizuar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme.

Në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta, ndërsa vazhdojnë aktivitetet për monitorimin dhe kontrollin e situatës epidemiologjike.

IKSHPK-ja u bën thirrje të gjitha komunave, në veçanti atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre. Masat duhet të përfshijnë spërkatjen në zonat me prani të shtuar të mushkonjave, largimin e mbeturinave dhe sanimin e kanalizimeve të hapura.

Për mbrojtje personale rekomandohet përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave, veshja e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm.

Udhëtarët që vizitojnë zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat, pas kthimit, rekomandohet të përcillet gjendja shëndetësore për paraqitjen e temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës ose shenjave neurologjike.

Në rast të shfaqjes së simptomave duhet të kërkohet vlerësim mjekësor pa vonesë dhe profesionisti shëndetësor të informohet për historinë e udhëtimit dhe ekspozimin e mundshëm ndaj mushkonjave. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.