☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,610 ▲ +0.15% ETH $2,251 ▲ +0.97% XRP $1.2527 ▲ +0.42% SOL $95.9600 ▲ +1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

BRUKSEL – Varhelyi: Sofja dhe Shkupi të ulin tensionet, përgjegjësit për incidentet të përballen me drejtësinë

Eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore, Oliver Varhelyi deklaroi në Parlamentin Evropian se pret uljen e tensioneve mes Sofjes dhe Shkupit, të cilat kulmuan më 4 shkurt, ndërsa të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentet që ndodhën të përballen me drejtësinë.

“Ngjarjet e 4 shkurtit nuk janë inkurajuese. Shpresoja për më shumë… dhe më duhet të pranoj se nuk është e lehtë për autoritetet në Shkup të qëndrojnë të qetë nëse ka provokime në kufi. Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të ulim tensionin. Shpresojmë që të gjitha marrëveshjet dypalëshe do të zbatohen”, tha Varhelyi duke iu përgjigjur eurodeputetëve bullgarë.

”Në rastin me Republikën e Maqedonisë së Veriut vendosëm rregulla shumë të qarta në kornizën e bisedimeve, që mundësoi mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, sqaroi eurokomisioneri.

“Kërkesat janë të qarta, nevojiten marrëdhënie të mira fqinjësore. KE-ja do ta monitorojë këtë çështje dhe ne presim përparim këtë vit. Unë i vëzhgoj ngjarjet, kam folur me qytetarë maqedonas të cilët e identifikojnë veten si bullgarë. Autoritetet në Shkup jo vetëm që janë të vetëdijshëm, por edhe veprojnë për të çrrënjosur çdo urrejtje ndaj bullgarëve. Dhunuesit janë arrestuar, hetimet vazhdojnë. Mendoj se kjo duhet të jetë treguese e vendosmërisë së autoriteteve në Shkup”, shtoi Varhelyi.

Ai shtoi se KE-ja e ndjek respektimin e marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe Marrëveshjen e Prespës.

Ai njoftoi se progres-raporti për Maqedoninë e Veriut pritet të publikohet në vjeshtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.