Maqedonia

Brukseli kërkon zbatim të plotë të marrëveshjes së Përzhinos

Brukseli zyrtar tregohet i përmbajtur mbi polemikat politike në vend, lidhur me afatet e Përzhinos dhe shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve.

Në komunikimin me ALSAT, Kocijanciq pranoi synimin e komisionarit Johannes Hahn për të vizituar Maqedoninë, menjëherë pas festave, por theksoi se data e saktë nuk është vendosur ende nga kabineti i tij. Zëdhënësja e Komisionit Evropian nuk deshi të spekulonte as për zërat që qarkullojnë, se një pjesë e partive po kërkojnë shtyrje të datës së zgjedhjeve.

Të gjitha këto zëra mbeten të shuhen vetëm pas vizitës së Hahn, ndërkohë që zbritja e tij në Shkup do të paraprihet nga vizita e tre euro-deputetëve të tjerë Ivo Vajgl, Ricard Houit, dhe Eduar Kukan, në Shkup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button