Maqedonia

Brukseli nuk dëshiron ta komentoj propozimin e Vanhoutte për mediumet

Komisioni Evropian, nuk dëshiron të spekulojë për detalet nga bisedimet aktuale për ligjin për mediume”, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur pyetjes së një gazetarit, se si e komenton propozim-ligjin, të cilin e ka propozuar lehtësuesi belg, Peter Vanhoutte

“Vazhdojmë me punën të cilën e bën Bashkimi Evropian, me respekt të plotë të të drejtave dhe standardeve”, ka deklaruar Kocijançiq, për Portalb.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Komisioni Evropian po punon bashkë me liderët politik , “të zbatohet implementimi i planit për të cilin vet ata kanë rënë dakord dhe kanë arritur marrëveshjes”.

“Vlerësojmë se implementimi është vendimtar dhe për këtë arsye kemi dorëzuar një numër të mjeteve për ta përkrahur implementimin. Puna është në vazhdim. Afatet kohore janë të shkurtra dhe të qarta. Puna duhet të vazhdojë, ndërkaq e njëjta u referohet edhe prioriteteve reformuese, të cilat patjetër duhet të zbatohen për të mirën e vendit”, tha Kocijançiq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button