☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.78 ▼0.74%
ARI 4,429 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,852 ▼ -2.82% ETH $2,062 ▼ -4.16% XRP $1.3654 ▼ -2.44% SOL $86.4800 ▼ -4.96%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.78 ▼0.74 % ARI 4,429 ▲1.2 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.78 ▼0.74 % ARI 4,429 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Ekonomia shqiptare u rrit 1,65%.

Interesat-bankare-320x214 Ekonomia shqiptare u rrit me 1.65% gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa pritet që trendi rritës të forcohet në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimet ekonomike në vend vëren se, sektori prodhues dhe ai i shërbimeve dhanë ndikimin më madh pozitiv në rritjen e treguesit ekonomik. Ndërsa në këndvështrimin e përbërësve të kërkesës agregate, rritja ekonomike u ndikua në masën më të madhe nga rritja e konsumit dhe e investimeve private.

Sipas Bankës Qendrore, treguesit e tërthortë dëshmojnë se investimet private kanë mbajtur peshën kryesore, ndërsa konsumi final i popullatës ka shënuar rritje, por mbetet ende i brishtë.

“Pavarësisht ritmit pozitiv të rritjes ekonomike, hendeku i prodhimit mbetet negativ dhe kapacitetet e ekonomisë të pashfrytëzuara plotësisht. Prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara në ekonomi ka sjellë rritje të ulët të punësimit e të pagave, të kostove të prodhimit dhe të marxheve të fitimit, duke përbërë edhe përcaktuesin kryesor të nivelit të ulët të inflacioni”, kostaton BSH, duke nënvizuar faktin se “periudha në vijim do të vijojë të përjetojë një ambient me rritje ekonomike dhe inflacion të ulët”.

Në këtë kontekst, projeksionet bazë të Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia shqiptare do të rritet me ritme më të larta nga një vit më parë, e mbështetur kryesisht nga zgjerimi i kërkesës së brendshme. Lehtësimi i kushteve monetare, korrektimi i bilanceve të sektorit privat dhe publik dhe përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomike, pritet të ushqejnë kërkesën e brendshme. Politika fiskale pritet të jetë konsoliduese, në përputhje me planin afatmesëm buxhetor dhe me angazhimet e ndërmarra me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Reformat strukturore të nisura në sektorë të caktuar të ekonomisë pritet të rregullojnë dhe të nxisin aktivitetin e tyre, si dhe të ndikojnë në lehtësimin e kushteve të kreditimit që rigjeneron aktivitetin ekonomik .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.