☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▼ -1.79% ETH $2,214 ▼ -1.27% XRP $1.3307 ▼ -1.25% SOL $82.1900 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Sot hedh në qarkullim monedhat 1 Lek dhe 10 Lekëshe

Banka e Shqipërisë njoftoi se, të hënën më datë 1 dhjetor 2014 ka hedhur në qarkullim monedhat e reja metalike shqiptare me vlerë nominale 1 Lek dhe 10 Lekë, me kurs ligjor, emetime të vitit 2013.

104Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 1 Lek dhe 10 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 06, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedha e re metalike, me vlerë nominale 1 Lek, emetim i 2013-ës, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 1 Lek, emetim i vitit 2008, hedhur në qarkullim më 21 korrik 2010.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2013”. Monedha e re metalike, me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2009, hedhur në qarkullim më 26 mars 2010.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2013”. Duke filluar nga data 1 dhjetor 2014, monedhat metalike me vlerë nominale 1 Lek dhe 10 Lekë, me kurs ligjor, emetime të vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të këtyre prerjeve të mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.