Ekonomia

Bujqësia organike, impakt në mbrojtjen e mjedisit

Prodhimi bujqësor organik vlerësohet nga ekspertët e fushës, si faktor i rëndësishëm që ndikon në zvogëlimin e ndikimeve negative në mjedis.

Akademiku i bujqësisë, Sherif Lusha, shprehet se, zhvillimi i bujqësisë “BIO”, krahas përfitimeve që i jep fermerit në prodhimin bujqësor të sigurt dhe shumë të kërkuar nga konsumatori, ndikon në menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, uljen e përdorimit të plehrave dhe pesticideve në tokën bujqësore dhe rritjen e sipërfaqeve dhe fermave të menaxhuara sipas standardeve të bujqësisë organike.

Lusha thotë se, “një nga objektivat e politikave agromjedisore është të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe në zvogëlimin e ndikimit negativ mjedisor të bujqësisë. Në kuadër të saj, ne kemi zgjedhur të përkrahim në masë më të madhe bujqësinë organike në sektorin e perimeve, kultivimin e mollës dhe bimët mjekuese”.

Ndërsa, në kuadër të përkrahjes për planet menaxhuese të tokave, Lusha thotë se, politikat e subvencionimit për prodhimin bujqësor organik, do të nxisin më shumë zhvillimin dhe do të garantojnë rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimit “BIO”. Kjo jo vetëm për faktin e gjenerimit të eficencës ekonomike (rritje e të ardhurave) por edhe garantimit të rritjes së cilësisë së jetesës për konsumatorët. Nga ana tjetër, prodhimi organik konsiderohet si avantazh i rritjes së mundësisë së eksportit në rajon dhe më gjerë”, thekson Lusha.

Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë rreth 274.413 hektarë tokë të certifikuara. Ndërsa numri i operatorëve organikë kap shifrën e 137 fermave, prej të cilëve 126.25 janë kultivues/përpunues, 14 janë grumbullues dhe 17 janë eksportues të prodhimeve “BIO”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button