BUKURESHT – Papandreu: Ballkani të jetë shembull zgjidhjeje konfliktesh
Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu beson se Ballkani duhet të jetë shembull zgjidhjeje konfliktesh për rajonet e tjera.
”Ballkani duhet të jetë shembull për rajonet e tjera për mënyrës sesi ai, me kaq shumë konflikte, i tejkalon ato. Nëse ne ia arrijmë, atëhere ato mund të zgjidhen në të gjithë botën”, deklaroi sot Papandreu për agjencinë zyrtare rumune të lajmeve, AGERPRES.
”Siguria në rajon, dhe jo vetëm atje, duhet të bazohet në respekt reciprok, në respekt të kufijve, minoriteteve, të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit dhe demokracisë”, theksoi ai.
”Kjo përbën një bazë solide për paqen dhe sigurinë. Fatkeqësisht, kriza ukrainase na ktheu pas në histori”, tha ish-kryeministri grek.
Papandreu mori pjesë sot në samitin BE-Evropa Juglindore me temë ”Në rrugën drejt stabilitetit dhe rritjes”, organizuar nga revista britanike ”The Economist”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.