☁️
Tiranë 17°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.20 ▼1.64%
ARI 4,214 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,900 ▲ +0.25% ETH $2,534 ▼ -1.04% XRP $1.3786 ▼ -2.15% SOL $108.4500 ▼ -3.27%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.20 ▼1.64 % ARI 4,214 ▲0.55 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.20 ▼1.64 % ARI 4,214 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

BULLGARI – Radev: E paranueshme goditja e anijeve në Detin e Zi

SOFJE, 13 tetor /ATSH-BTA/ – Kryeministri bullgar Rumen Radev ka raportuar sulme të reja me dronë ndaj anijeve në Detin e Zi duke i cilësuar ato si absolutisht të papranueshme.

Pas incidenteve, është mbledhur me urgjencë Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave.

Sipas Radevit, një anije rreth 18 milje detare në lindje të qytetit të Bjalas u godit nga tre dronë ajrorë, ndërsa një tjetër, rreth 17 milje detare në lindje të Krapetsit, u godit dhe u fundos.

Për këtë incident të dytë, autoritetet raportuan se një pjesëtar i ekuipazhit u shpëtua.

Anija ”Chelsea 3”, me flamur maltez, e regjistruar në Odesa dhe në pronësi ukrainase, ishte mjeti që kërkoi ndihmë në orën 01:30 të së martës, sipas deklaratës së kryeministrit.

Qendra e Koordinimit të Shpëtimit Detar në Varna reagoi menjëherë, ndërsa ekipet e Policisë Kufitare shpëtuan 15 pjesëtarët e ekuipazhit, shtatë shtetas ukrainas dhe tetë azerë.

Ata u transportuan në portin e Varnës.

Pesë prej tyre morën ndihmë mjekësore për plagë që, sipas informacioneve paraprake, konsiderohen të lehta.

“Sulmi i fundit ndaj anijeve tregtare në afërsi të ujërave territoriale bullgare është absolutisht i papranueshëm”, deklaroi Radev, duke shtuar se përfaqësuesit e përhershëm të Bullgarisë në NATO dhe Bashkimin Evropian janë informuar për ngjarjen.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të zhvillojë një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Incidentet e fundit vijnë një javë pas sulmeve ndaj disa anijeve me dronë detarë dhe ajrorë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi.

Pas këtyre ngjarjeve, presidentja bullgare Iliana Iotova thirri Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare.

Qeveria bullgare po kërkon mbështetje për hetimin e sulmeve të mëparshme, me qëllim përcaktimin e origjinës së dronëve.

Sipas Radevit, autoritetet nuk kanë ende prova të qarta dhe të pakundërshtueshme për të akuzuar ndonjë palë.

Megjithatë, kryeministri bullgar deklaroi se, sipas tij, logjika e zhvillimeve sugjeron se përfituesja nga situata është Federata Ruse.

Ai njoftoi se do të thërrasë ambasadoren ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, për një takim.

Radev theksoi se Bullgaria do të vijojë të kërkojë mbështetje për forcimin e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore dhe zonës detare, si dhe për rritjen e kapaciteteve të reagimit ndaj incidenteve të ngjashme./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.