Rajoni

Bullgari: Sot zgjedhjet parlamentare, shpresa për krijimin e qeverise së re

Sot ne bullgari po zhvillohen zgjedhjet palramantare, nga ku pritet te dale qeveria e re. U hapën 11 818 qendra votimi dhe në 9 366 prej tyre do të votohet me makinë. Veçmas u parashikuan votimi ne qendrat e lëvizshme të votimit, seksionet në institucionet mjekësore dhe sociale, si dhe në anije dhe në vendet e ndalimit. Sipas listave zgjedhore të KQZ-së, në Bullgari të drejtë vote kanë 6 594 593 persona.

Në ditën e zgjedhjeve, 15 000 policë do të ruajnë qendrat e votimit. Deri më sot, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u pranuarn596 sinjale për shkelje në lidhje me zgjedhjet dhe u hapën 130 procedime penale në lidhje me të drejtat zgjedhore të qytetarëve.

“Gjëja më e rëndësishme sot është të votojmë. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje bullgarëve të dalin dhe të votojnë në mënyrë që të mos lënë dikë tjetër të vendosë për ta,” tha presidenti Rumen Radev.

Kurse Kryeministri i përkohshëm Galab Donev votoi të dielën në Sofje, duke përdorur fletën e votimit me makinë. Ai tha se bullgarët duhet të votojnë për të dhënë përfaqësim në Asamblenë e 29-të Kombëtare.  “Unë votova që votuesit dhe të zgjedhurit në Bullgari të jenë në të njëjtën anë. Sot është koha për zgjedhje. Nuk është koha për premtime, për fushatë, nuk është koha për të bërë parashikime. Është koha për të zgjedhur. ”, tha Donev.

Në orën 11:00, pjesëmarrja në votim u rrit pak. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00, dalja në votime në vend ishte 8.97%, tha në një konferencë për media zëdhënësja e Komisionit, Rosica Mateva. Sipas agjencisë sociologjike “Gallup”, partnere e BNR-së, deri në orën 11:00 votuan 10.3 për qind e zgjedhësve.

Pjesëmarrja më e madhe e votuesve është në Montana – 14.07%, dhe më e ulëta në Plovdiv – 6.16%. Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në vend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit 2022 ishte 8.89% me 586 898 zgjedhës të votuar.

Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, votuesit në orët e para të së dielës janë të paktë. Sipas të dhënave të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, pjesëmarrja e votuesve në orën 09:00 ishte e ulët – 3.6 për qind, ku votimi me makinë është i preferuar nga votuesit. KQZ-ja njoftoi se makinat nuk funksionojnë në pothuajse 40 seksione në vend.

Sipas ligjit, dita e zgjedhjeve zgjat deri në orën 20:00.

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare nuk dihet se kush do të jetë fituesi, sipas një sondazhi të agjencisë Trend. 0.3% është diferenca mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” dhe ata mbledhin përkatësisht 26.4% dhe 26.1%. Gjysmë pikë përqindje e ndan DPS-në (13,7%) nga “Vëzrazhdane” (13,3%), të cilët garojnë për vendin e tretë. E pesta është “BSP për Bullgarinë” me miratim prej 7.3%. Shansin më të madh për të kaluar barrierën prej 4 për qind e kanë koalicioni “E majta” me 3,6%, “Ngjitja bullgare” me 3,5% dhe “Ka një popull të tillë” me 3%. 5.2% e të anketuarve do të votojnë me “nuk mbështes askënd”. 48% e atyre që kanë marrë pjesë në sondazh janë shprehur se do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Sondazhi u krye midis 22 dhe 29 marsit 2023, i porositur nga Nova Broadcasting Group, midis 1004 qytetarëve të rritur dhe u krye duke përdorur metodën e një intervistw të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me një tabletë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button