Rajoni

Bullgaria u afrohet standardeve të NATO-së: 2% prej PBB-së për mbrojtje

Bullgaria ka parashikuar 1,61% prej produktit të vet të brendshëm bruto për mbrojtje. Kjo do të thotë 927 mln. dollarë për vitin 2019. Rritja është 0,3% krahas vitit 2014, kur Sofja ka harxhuar për këtë qëllim 639 mln. dollarë, ose 1,31% prej PBB-së.

Aktualisht më shumë para për mbrojtje lëshojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 3,42% prej PBB-së.

Më pak janë shpenzimet e Luksemburgut për mbrojtje: 0,55 për qind, duke pasur parasysh se ai e ka produktin më të madh të brendshëm bruto për frymë të popullsisë në BE: 66 000 euro.

Mali i Zi ndodhet pak para Bullgarisë me 1,65 për qind prej PBB-së së vet.

Këto shpenzime shënojnë rritje gjatë pesë vjetëve të fundit dhe gjithnjë e më shumë vende janë afër qëllimit prej 2 për qind prej PBB-së për mbrojtje, komenton Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Jens Stoltenberg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button