☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.90 ▼0.57%
ARI 4,683 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,973 ▲ +3.19% ETH $2,129 ▲ +4.38% XRP $1.3429 ▲ +3.46% SOL $81.6600 ▲ +2.41%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.90 ▼0.57 % ARI 4,683 ▲0.07 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.90 ▼0.57 % ARI 4,683 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

Burg-burg-burg, bëhet dështim!

Nga rreth 5200 të izoluar në institucionet e vuajtjes së dënimit, pra ku gjendet të izoluar të dënuar dhe të paraburgosur, rreth 3100 prej tyre janë të paraburgosur. Vetëm rreth 2100 të izoluar janë të dënuar me vendim të formës së prerë. E dhënë kjo e bërë publike nga një raportim i BIRN.

Ylli Manjani

Pra 60 % e të izoluarve në burgje janë pa një vendim dënimi nga gjykata!!! Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i lartë numri i të paraburgosurve sa tani.

Ky është kulmi i dështimit të ndjekjes penale në Shqipëri. Praktikisht arresti me burg është bërë vendim dënimi. Një dënim pa prova dhe pa proces të rregullt.

Një ndjekje penale që bazohet në sentencën politike “burg-burg-burg” nuk është drejtësi, por dhunë shtetërore. Hakmarrje primitive në emër të forcës. Kjo dhunë dukshëm është e motivuar politikisht. Drejtësia e reformuar zbaton sentencën e diktuar publikisht nga Edi Rama “burg-burg-burg”.

Kjo dhunë e shprehur në këto statiatika është abuzim masiv me liritë kushtetuese dhe ligjet e ndjekjes penale. Burgjet janë konceptuar për të dënuarit për krime dhe jo për të dënuar njerëz pa prova. Paraburgimi është konceptuar për raste ekstreme, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezultat.

Terror shtetëror për të krijuar idenë fallco të shtetit, janë këto të dhëna.

Kjo situatë do të thotë pasiguri masive ligjore për shtetasit në këtë vende. Kombinuar edhe kontrollet e dhunshme të banesave, bisneseve, personave, përfshi këtu edhe median, kjo statistikë përforcon klimën shtypëse të pushtetit në emër të reformës në drejtësi.

Kush ka sy në ballë e mend në kokë e lexon dhe e mendon këtë gjë si represion ekstrem të shtetit kundër shtetasve të vet.

Kush ka dy pare mend e do të japë gjykimin për suksesin e reformës, duhet të ballafaqohet me këtë rezultat që në çdo standard quhet dështim total.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.