Ekonomia

Burimet e rinovueshme, MEI: Garancitë që jep ligji i ri për prodhuesit privat

Ligji i ri për Energjinë e Rinovueshme ka sjellë pasiguri për investitorët në këtë fushë, shkruante dje revista Monitor.

Por ministria e Ekonomisë dhe Energjisë në një reagim të sajin sot shpjegon garancitë që jep ligji i ri për prodhuesit privat.

Sipas MEI-t, me draftin e ri të projektligjit të burimeve tё rinovueshme, Qeveria ka parashikuar një trajtim të veçantë pёr të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi të energjive të rinovueshme, duke garantuar blerjen e energjisë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, me anë të një çmimi i cili siguron vetëshlyerjen e plotё tё impiantit.

Së dyti, projektligji garanton mekanizmin e përcaktimit të çmimit, i cili do të miratohet nga ERE, nё pёrputhje me parimet dhe kriteret e parashikuara në metodologjinë pёrkatёse tё miratuar nga ana e Kёshillit të Ministrave, ku për herë të parë është parashikuar përfshirja si kriter i veçantë në metodologji edhe elementi i një kthimi të arsyeshëm të investimit.

Pёr mё tepёr, projektligji parashikon garanci të veçantë investimi dhe siguri juridike pёr prodhuesit ekzistues të energjisë, për të cilët përcaktohet që nё çdo rast çmimi i blerjes, nuk do tё jetё mё i ulёt se çmimi i miratuar nga ERE, nё momentin e hyrjes nё fuqi tё kёtij ligji.

Një trajtim i ri, nё pёrputhje me legjislacionin e BE dhe praktika mё tё mira tё tё gjitha vendeve anёtare tё BE dhe jo vetёm, është parashikuar për investimet e reja burime të rinovueshme, ku masat mbёshtetëse pёr prodhimin e energjisё, do jepen sipas kontratёs pёr diferencё, qё parashikon dhёnien e mbёshtetjes nё formёn e njё shpёrblimi, si njё shtesё mbi çmimin e tregut tё energjisё.

Përfituesit e skemës së mbështetjes, sipas një kontrate për diferencë dhe niveli maksimal për një mbështetje të tillë, do të caktohen në një proces tenderimi, të hapur për të gjithё prodhuesit e energjisë elektrike nga burime tё rinovueshme, në bazë të kritereve të qarta, transparente dhe jodiskriminuese. Ky proces do mundёsojё pёrcaktimin e njё çmimi sa mё afёr realititeti dhe nevojave pёrkatёse pёr çdo tip centrali elektrike.

Me qёllim vendosjen e njё sigurie juridike nё treg, ёshtё parashikuar qё prodhuesit e burimeve tё rinovueshme, qё pёrfundojnë procesin e komisionit tё centralit elektrike, brenda datёs 31 dhjetor 2017, të kenë tё drejtёn tё zgjedhin pёr tё pёrfituar sipas mekanizmit aktual qё ёshtё nё fuqi, apo sipas skemёs sё mbështetjes sipas kontratës pёr diferencё qё parashikohet nё kёtё projektligj.

Së fundmi, projektligji parashikon gjithashtu trajtim të posaçëm për të gjithe prodhuesit e vegjël të energjisë me një kapacitet deri në 2 MË, për të cilët është parashikuar që nuk do të jenë pjesë e skemave mbështetëse sipas kontratёs pёr diference, por një çmimi bazuar në të njëjtën metodologji të prodhuesve ekzistues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button