Bursa e parë private shqiptare aplikon për miratim pranë AMF
Projekti i një burse të parë private shqiptare është paraqitur për miratim pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe liçencimi i saj do të sillte një zhvillim shumë domethënës për tregun financiar shqiptar.
Ekspertet e bankingut bejne te ditur se, përdorimi i obligacioneve koorporative qe po merr nje zhvillim te konsiderueshem vitet e fundit, pritet t’i hapin rrugë më në fund edhe hapjes së një burse funksionale, si një treg dytësor për këto instrumente.
Obligacionet janë përdorur tashmë me sukses nga disa kompani shqiptare, si një mënyrë për sigurimin e financimeve. Bursa e Tiranës eshte e para bursë në Shqipëri, qe u hap në 2 maj 1996, në formën e një departamenti të Bankës së Shqipërisë (si pjesë integrale e saj). Si në të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, me një të kaluar të ngjashme me Shqipërinë, shteti ishte promotori dhe mbështetësi kryesor i krijimit të bursave. Por, në Shqipëri u ndoq një model i ndryshëm nga eksperienca e të gjitha këtyre vendeve, pasi u vendos që Bursa e Tiranës të krijohej nën administrimin e Bankës Qendrore dhe kjo për disa arsye.
Aktiviteti i kësaj Burse, për një periudhë afatmesme nuk ishte tregtimi i aksioneve, Qeveria, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërise dhe Komisionin e Letrave me Vlerë, vendosën të organizojnë pranë Bursës së Tiranës tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit. Pavarësisht se këto aktivitete nuk janë aktivitete “natyrale” të bursave, me këto lëvizje iu shërbye më shumë objektivave të tjerë, qe kishin te benin me krijimin e një tradite të funksionimit burses, kryerjen e një marketingu etj .
Bursa e Tiranes duke mos kryer funksionin e saj real, per shit-blerjen e kapitaleve apo zgjerimin e bizneseve, u mbyll ne fund te vitit 2014.