☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,766 ▲ +4.16% ETH $2,147 ▲ +4.46% XRP $1.4299 ▲ +3.21% SOL $91.2800 ▲ +5.82%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati – Ayrault: Reforma në drejtësi, parësore për anëtarësimin në B

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë në Francë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky Samit do të mbahet në Paris në fillim të muajit korrik, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015).

Gjatë takimit me homologun francez Jean-Marc Ayrault, u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Francës dhe u shpreh angazhimi i përbashkët për ta intensifikuar më tepër bashkëpunimin dypalësh në sektorë strategjikë, bazuar në historitë e suksesit në fushën energjetike dhe atë të mbrojtjes.

Ministri Bushati e njohu homologun Ayrault me ecurinë e reformave shtet-konsoliduese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Duke u ndalur mbi rëndësinë e përmbushjes së reformës në drejtësi, ministri Ayrault përshëndeti vendosmërinë e qeverisë shqiptare për miratimin e kësaj reforme parësore për ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit në BE. “Në këtë proces, Shqipëria do të ketë mbështetjen dhe inkurajimin e Francës”, u shpreh Ministri Ayrault.

Ministri Bushati zhvillon vizitë në Francë, në prag të Samitit të Parisit (6)

MInistri Bushati gjate takimit me ministrat e rajonit, ne kuader te Samitit te Parisit

Bushati e siguroi ministrin e Jashtëm francez për angazhimin e qeverisë shqiptare në forcimin e shtetit ligjor në ekonomi. Në këtë kontekst, ai vlerësoi përfshirjen e kompanive franceze në investime strategjike në Shqipëri dhe rajon, siç është gazsjellësi TAP.

Duke iu referuar sfidave që po përjeton sot Evropa nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, dy ministrat rikonfirmuan nevojën e koordinimit të agjencive të specializuara në përballimin e tyre.
Takimi i Ministrave të Jashtëm të rajonit me Ministrat Jean-Marc Ayrault dhe Harlem Desir, Komisionerin Hahn dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, shprehu angazhimin e përbashkët që Samiti i Parisit të afrojë më tej vendet e rajonit me BE-në, nëpërmjet projekteve konkrete në transport dhe energji, si dhe duke krijuar mundësi reale për të rinjtë e rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.