🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.29% ETH $2,324 ▼ -1.84% XRP $1.3566 ▼ -0.74% SOL $83.3200 ▼ -3.21%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Bushati: Ballkani Perëndimor të përqëndrohet në mekanizmat e zhvillimit ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Forumin e përvitshëm kroat me temë “Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shteti i së Drejtës”, me ftesë të Zëvendëskryemistres së Parë dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusic.

Ministra dhe zyrtarë të lartë të rajonit, të BE-së dhe të vendeve anëtare, si dhe të ftuar nga SHBA, Federata Ruse, Kina dhe Japonia, diskutuan rreth sfidave që paraqet procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit sollën në takim eksperiencat e vendeve të tyre dhe folën për vështirësitë me të cilat ndeshen si vendet e rajonit, ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, duke theksuar nevojën e mbajtjes gjallë të politikës së zgjerimit.

Në fjalën e tij mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, Ministri Bushati u ndal mbi sukseset e arrira në Ballkan nga koordinimi i politikave të jashtme të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara duke prodhuar stabilitet dhe një perspektivë të vërtetë.

Ministri Bushati merr pjesë në Forumin Kroat me temë “Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shteti i së Drejtës”

Ministri Bushati merr pjesë në Forumin Kroat me temë “Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shteti i së Drejtës”

Ministri theksoi se, “përtej paqes dhe stabilitetit, që mbeten objektiva parësorë, orientimet e Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet tashmë të përqendrohen mbi mekanizmat e zhvillimit ekonomik dhe të ndërlidhjes së vendeve të rajonit midis tyre dhe me BE-në”.

“Përtej perspektivës, vendet e Ballkanit perëndimor, kanë nevojë për një qartësi gjeo-strategjike të BE-së, sidomos në një kohë kur periferia e Evropës sfidohet nga konflikte dhe sisteme politiko-ekonomike të pa-stabilizuara”, u shpreh Ministri Bushati

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.