Politika

Bushati: Greqia, partner strategjik. Problemet, zgjidhje sipas ligjeve ndërkombëtare

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Bruksel, pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur edhe për marrëdhëniet me Greqinë, pas lajmeve të ditëve të fundit për një tensionim të tyre.

Në fjalën e tij, Bushati ka theksuar se, Greqia është partner strategjik i Shqipërisë në rajon dhe se Tirana zyrtare është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Problemet do të zgjidhen sipas rregullave ndërkombëtare”, ka thënë Bushati, i cili ka mohuar lajmet e publikuara në media se, homologu i tij helen ka anuluar vizitën në Tiranë.

“Nuk kam ndonjë informacion për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek. Kam qenë në kontakt me të për të adresuar problemet e mbetura pezull në bazë të rregullave ndërkombëtare”, ka nënvizuar Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button