☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Bushati: Ligji i luftës mban të bllokuar pronat e shqiptarëve të Çamërisë

Çështja çame për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati është e lidhur ngushtë me heqjen e ligjit të luftës, që nuk ka vetëm efekte politike por dhe ligjore. Gjatë raportimit në komisionin e Jashtëm parlamentar, z. Bushati tha se çështja çame u rikthye në vemendjen e qeverisë në 2013.

“Çështja çame për herë të parë ka dal në skenë në vitin 1991, u diskutua deri në 1993, pastaj u fjeti deri në 2000. U rihap në atë kohë nga kryeministri Meta, pastaj u rikthye në vëmendjen në vitin 2013 si një çështje kryesore e programit qeverisës. Bisedimet tona me Greqinë janë të ndara me tre pjesë. Së pari, Lufta e Dytë Botërore. Heqja e ligjit të luftës që ka jo vetëm efekte politike por edhe ligjore, pasi mban të bllokuar pronat e shqiptarëve të Çamërisë. Tek kjo ndarje kemi listuar çështjen çame”, tha ministri Bushati.

Ai tha më tej se lidhur me varrezat greke nuk ka një protokoll pune, dhe se Shqipëria është e angazhuar në zbatimin e marrëveshjes me Greqinë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe minoritetit grek në Shqipëri.

“Kemi dhe çështjen e minoritetit grek në Shqipëri. Greqia kërkon që të ketë një vëmendje më të posaçme ndaj minoritetit grek. Kemi shprehur angazhimin tonë që jemi të gatshëm të shohim çdo model që mund të jetë më i mirë, por themi që ne jemi një model më i dalluar se vendet fqinje në këtë drejtim, lidhur me respektimin e të drejtave të minoritetit”, tha Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.