Bushati : Në 300 ditë treguam se dimë të ndjekim vizionin tonë
“Treqind ditët e para të qeverisjes treguan se ne dimë të ndjekim vizionin tonë. Dimë ta jetësojmë atë dhe të bëjmë atë çfarë themi, e të themi atë çfarë bëjmë”, bëhet e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të Ministris së Punëve të Jashtme, ndërkohë që në ambientet e TKOB-së, ministrat e kabinetit portojnë sot punën e 300 ditëve të qeverisjes.
Në një deklaratë për mediat, MPJ thekson se raport i dytë i aktivitetit qeverisës përkon me një moment suksesi historik për shoqërinë shqiptare, marrjen e statusit të vendit kandidat. “Dialog, përgjegjshmëri, partneritet…Me këto tre fjalë mbyllet raporti publik i 100-ditëve të para të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë europiane. I paraqitëm në atë raport si tre fjalët kyçe të qasjes sonë të re qeverisëse dhe besojmë se 300 ditët e para të qeverisjes treguan se ne dimë të ndjekim vizionin tonë. Dimë ta jetësojmë atë dhe të bëjmë atë çfarë themi, e të themi atë çfarë bëjmë”, thuhet në deklaratën për mediat.
MPJ shprehet se edhe entuziazmi ynë është i veçantë për shkak të kontributit në progresin e qartë të bërë drejt jetësimit të një të ardhmeje më të sigurt për gjeneratat e reja shqiptare.
Në tre kapitujt e raporti për 300 ditët e qeverisjes, janë pasqyruar hapa konkretë progresi në një shumëllojshmëri fushash. Secili prej tyre përbën një premtim të mbajtur që na bën të ndihemi besimplotë në fuqinë tonë të jetësimit të angazhimeve si aspekti më i rëndësishëm për rilindjen e besimit në të ardhmen e vendit tonë.
Rilindja e besimit qytetar dhe ndërkombëtar tek Shqipëria nuk ka të bëjë vetëm me ato çfarë bëmë, por dhe me ato çfarë duam të bëjmë. Ndaj për ne, këto 300 ditë janë një libër i rëndësishëm mësimesh për kalimin e vështirësive, evitimin e gabimeve të reja dhe zhdukjen e mundësisë së ripërtëritjes së gabimeve të vjetra.
Një raport shumë më i gjatë se ky mund të shkruhej për vështirësitë e 300 ditëve të para të qeverisjes. “Ndonëse përballë arritjeve natyrshëm zbehen vështirësitë, kapërcimi i të cilave, sado komplekse, sidoqoftë mbetet detyra jonë. Detyrë, që na ka bërë të prekim çdo ditë forcën njerëzore dhe pasurinë natyrore të Shqipërisë.E kjo na bën më të përkushtuar ndaj qeverisjes për njerëzit duke i shtuar rishtazi qasjes ndaj detyrës për vendin tonë një tjetër fjalë kyçe”, përfundon deklarata e MPJ-së.