Politika

Bushati në Ministerialin e NATO-s në Antalia: Situata në Maqedoni, nevojë imediate për hetim të thellë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në punimet e ditës së parë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Gjate takimeve u trajtuan një sërë tematikash të rëndësishme për NATO-n dhe sigurinë Euroatlantike, si progresi i bërë në kuadër të misionit të ri të NATO-s “Resolute Support” në Afganistan, situata politike në Ukrainë dhe mënyrat për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë në krahun lindor dhe atë jugor të Aleancës.

10488240_760195894094195_4693194446921931922_nGjithashtu, ministri Bushati zhvilloi edhe një serë takimesh të frytshme dypalëshe me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier, atë belg, Didier Reynders, ministrin holandez, Bert Koenders si dhe atë të Luksemburgut Jean Asselborn.

Një vend të veçantë në diskutime zunë zhvillimet e fundit negative në Maqedoni dhe impakti i tyre në sigurinë rajonale. Ministri Bushati shprehu shqetësimin e Shqipërisë për situatën atje dhe nevojën imediate për kryerjen e një hetimi të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vetë stabilitetit të Maqedonisë e gjithë rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button