Politika

Bushati, për mediat serbe: Vizita e Ramës nuk duhet t’ju shqetësojë

10421463_653397701440682_1759441539542625614_n-516x350Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, morën pjesë sot në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që po mbahet në Beograd.

Pas takimit, ministri Bushati i është përgjigjur interesit të agjencive mediatike serbe dhe disa rrjeteve globale si, “Tanjug”, “PRVA”, “RTS”, “Reuters”, “Al-Jazera Balkan”, “Blic”, “Kurir”, “Vecernji Novosti”, “Slovenacka Agencija”, “Nova Agencija”, “AFP”, për vizitën në Beograd dhe në Preshevë, duke e cilësuar si “një intervistë ndryshe në Beograd”.

“Kjo vizite nuk duhet t’ju shqetësojë, është një praktike normale në të gjitha vendet evropiane”, ëstë shprehur ministri Bushati.

Ministri Bushati ka theksuar se, “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE (ashtu si Serbia) dhe ne e nxisim Serbinë që të rishikojë kursin e saj në raport më Perëndimin”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj morën pjesë sot në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që po mbahet në BeogradMbi ndeshjen Serbi – Shqipëri, ministri Bushati është shprehur se, “kemi qenë shumë të qarte, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një klimë jo të favorshme midis dy vendeve”.

Ndërsa për Kosovën, ministri Bushati u shpreh se, “Kosova është një realitet rajonal, evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është një çështje që na ndan me Serbinë, por jo vetëm, ajo ndan dhe Serbinë me Perëndimin”.

Vizita e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i paraprin vizitës së kryeministrit Edi Rama. Serbia është angazhuar të ndjek rrugën europiane dhe pavarësisht incidenteve në stadiumin “Partizani” në Beograd, po zhvillohet konferenca e Ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit si dhe Komisioni Europian.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj morën pjesë sot në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që po mbahet në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj morën pjesë sot në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që po mbahet në Beograd

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button