Politika

Bushati-Thaçi: Të rrisim bashkëpunimin mes vendeve për të shpejtuar integrimin

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për një bashkëpunim më të forcuar.

Bushati-thaci-3Foto-Flor-Abazaj“Patëm mundësinë për të bërë një bilanc të shpejtë të arritjeve që janë adresuar që nga mbledhja e Prizrenit 11 janarin e shkuar dhe të vlerësojmë një plan të shkurtër aktivitetesh në mbledhjen e radhës, ku ministritë e jashtme kanë rol bashkërendues”, tha Bushati.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Foto: Flor Abazaj

Gjithashtu, shtoi ministri Bushati, “patëm mundësi të diskutojmë mbi zhvillimet në rajon”. Viti që mbyllëm ishte i suksesshëm për një qëndrim të qartë të Shqipërisë në rajon, por dhe për nismat. Dhe hapat që do të duhet të marrë Shqipëria dhe Kosova nga Konferenca e Berlinit drejt konferencës së Vjenës. Diskutuam për disa reforma që të duhet të ndërmarrin vendet tona për një integrim sa më të shpejtë evropian”.

Gjithashtu, shtoi Bushati, “Thaçi na njohu me hapat që po ndërmerr qeveria e Kosovës në pritje të rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili bazohet në procesin  e Brukselit. Ky dialog ka pasur dhe do vazhdojë të ketë mbështetje të plotë për Kosovën dhe Serbinë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe do të ndihmojë në  stabilitetin demokratik dhe për një integrim të shpejtë evropian”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Foto: Flor Abazaj

Duke folur për marshimin e Paqes në Paris, Bushati theksoi se, “Shqipëria dhe Kosova ishin pjesë e marshimit të paqes në Paris. Ishte një mesazh për të shtuar bashkëpunimin mes nesh dhe instancave ndërkombëtare; Për të dhënë një perspektivë më të qartë të vendeve të rajonit dhe për një anëtarësim më të shpejtë në NATO. Këto do ishin sfida të arkitekturës së sigurisë evropiane”.

Ndërsa duke folur për bashkëjetesën fetare, ministri Bushati u shpreh se, “do të doja të ritheksoja qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare në lidhje me aktet terroriste në Paris, që nuk kanë të bëjnë me fenë, as me lirinë e shprehjes, sepse janë vetëm mesazhe terroriste. Ndërkohë që qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe përbërja e delegacionit tonë atje si dhe klerikët dhe grupi i gazetarëve kanë qenë të mirëpritur nga autoritetet franceze, si një mesazh i qartë që vjen nga Shqipëria, një popull i përvuajtur në Ballkan me nevojën për bashkëjetesë dhe harmoni fetare. Këtu bëhet fjalë për të dhënë një mesazh të qartë. Vizita e Papa Françeskut ishte për të dhënë mesazhin e një merite të madhe të popullit shqiptar dhe ne duhet ta mbështesim me aq sa kemi mundësi”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Foto: Flor Abazaj

Ndërsa duke folur për azilkërkuesit, Ministri Bushati u shpreh se, “sa i përket spekulimeve që bëhen për azil në vendet e BE-së, rruga më e mirë, përveç bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese, është komunikimi me qytetarët, autoritetet vendore, agjencitë turistike. Lidhur me klandestinët që përdorin territorin shqiptar për të adhur nga Lindja e Mesme, ka vende brenda BE-së që janë pjesë e Mesdheut që janë shumë herë më të prekur nga ky fenomen sesa Shqipëria. Kjo s’ka bërë që Shqipëria të jetë imune. Bashkëpunimi me vendet e tjera ka qenë i zhdërvjellët për të zbatuar kontratën që kemi me vendet e BE-së”.

Ndërsa Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu kënaqësi që vizitën e parë si ministër i Jashtëm e zhvilloi në Shqipëri me ministrin Bushati.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Foto: Flor Abazaj

“Kam besim se ky bashkëpunim do të vazhdojë mes dy qeverive tona. Diplomacia e dy vendeve tona ishte dhe dje në Paris në marshimin e paqes kundër terrorizmit. Sot diskutuam për hapat tona në bashkëpunimin bilateral. Të shohim se ku kemi shkuar me projektet që kemi dakorduar në Prizren. Folëm me ministrin Bushati për nismat rajonale”, tha Thaçi.

“Mesazhi që duam të përcjellim është ai i tolerancës, fqinjësisë së mirë si parakusht për integrimin në BE dhe paqen e stabilitetin në rajon”, tha Thaçi.

Duke folur për vizitën e Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Thaçi u shpreh se, “vizita e Vuçiç nuk është e para e një kryeministri serb në Kosovë”. “Kjo vizitë ndodh pas vizitave të ministrave të Kosovës në Beograd. Janë vizita tashmë normale, të zakonshme të dy shteteve. Është një vizitë e karakterit humanitar dhe fetar. Synimi është të shtojmë vizitat e ndërsjella dhe të mos i frikësohemi vizitave, qoftë në Beograd, qoftë në Prishtinë”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Foto: Flor Abazaj

Lidhur me problemin e azilkërkuesve, Thaçi u shpreh se, “largimi i njerëzve nga Kosova në drejtim të perëndimit është debatuar këto ditë në Kosovë. Ka qenë shqetësim i të gjithëve. Jemi duke punaur për parandalimin e kësaj lëvizje, por Kosova përballet me një problem të njëjtë për të gjithë vendet e rajonit. Angazhimi maksimal i Kosovës është parandalimi i problemit”.

Ndërsa për koalicionin qeverisës në Kosovë, Thaçi tha se, “koalicioni është për stabilitetin që do të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe integrimin në proceset euro-atlantike”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button