Bushi publikon listën e Kombëtares U21 për miqësoret me Luksemburgun dhe Spanjën
Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret e nëntorit, raporton Top Channel.
Në listë janë 23 lojtarë, nga të cilët 9 aktivizohen në kampionatin shqiptar. Dy ndeshjet janë pjesë e përgatitjeve për Europianin U21 të vitit 2027, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Shqipëri.
Miqësorja e parë luhet më 13 nëntor, në orën 19:00, ndaj Luksemburgut, ndërsa e dyta më 17 nëntor, po në orën 19:00, ndaj Spanjës. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
Portierë: Simon Simoni, Aron Jukaj, Alain Taho.
Mbrojtës: Arlind Kurti, Ervin Bashi, Omer Bajraktari, Aurel Marku, Maldin Kacurri, Fabjan Përndreca, Numan Ajetovikj, Zylyf Muça, Gabriel Ramaj.
Mesfushorë: Etnik Brruti, Ammar Asani, Ergis Arifi, Luan Simnica, Ledjo Tresa, Mattia Huqi, Dario Daka.
Sulmues: Ermir Rashica, Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Rrok Toma.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.