☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.36%
DOW 52,450 ▼0.07%
NASDAQ 25,297 ▼0.67%
NAFTA 87.19 ▲0.76%
ARI 3,860 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,448 ▼ -3.01% ETH $2,002 ▼ -2.8% XRP $1.0177 ▼ -4.02% SOL $81.0200 ▼ -3.56%
S&P 500 7,592 ▼0.36 % DOW 52,450 ▼0.07 % NASDAQ 25,297 ▼0.67 % NAFTA 87.19 ▲0.76 % ARI 3,860 ▼3.51 % S&P 500 7,592 ▼0.36 % DOW 52,450 ▼0.07 % NASDAQ 25,297 ▼0.67 % NAFTA 87.19 ▲0.76 % ARI 3,860 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

DUBLIN – Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

DUBLIN, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të pranojë zhvillimin e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë, me pjesëmarrjen edhe të vendeve evropiane.

“Pres që qeveria ruse dhe presidenti rus të pranojnë më në fund zhvillimin e bisedimeve të përbashkëta”, deklaroi Merz sot para gazetarëve, gjatë mbërritjes në samitin e liderëve evropianë në Dublin.

Ukraina dhe Rusia rifilluan të martën dhe të mërkurën negociatat e drejtpërdrejta, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për përfundimin e luftës. Takimet u zhvilluan në Abu Dabi dhe ishin të parat pas disa muajsh ndërprerjeje.

Ndërkohë, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritej të takoheshin të enjten me presidentin Putin në Moskë, me synimin për ta bindur atë që edhe vendet evropiane të kenë një vend në tryezën e negociatave të ardhshme të paqes.

Duke iu referuar debatit të rinovuar se kush duhet të përfaqësojë Bashkimin Evropian në negociatat me Rusinë dhe Ukrainën, kancelari Merz u shpreh se Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të jenë aktorët kryesorë evropianë në këtë proces.

Këto tri vende, të njohura si formati E3, kanë udhëhequr deri tani përpjekjet diplomatike të Evropës dhe në disa raste janë mbështetur edhe nga përfaqësues të Polonisë dhe Italisë.

“Unë nuk shoh absolutisht asnjë problem që gjërat të vazhdojnë kështu”, tha kancelari gjerman.

“E rëndësishme është që Rusia të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të tregojë gatishmëri për të negociuar. Gjithçka tjetër do të marrë më pas rrjedhën e vet”, përfundoi Merz. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.