🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.18 ▲3.46%
ARI 4,356 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,536 ▲ +3.78% ETH $2,139 ▲ +4.1% XRP $1.4185 ▲ +2.46% SOL $90.7200 ▲ +5.02%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.18 ▲3.46 % ARI 4,356 ▼1.17 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.18 ▲3.46 % ARI 4,356 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Business Insider: 5 arsyet pse Shqipëria duhet shtuar në listën e udhëtimeve

“E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët”, shkruan Business Insider.

Në këtë artikull shkruhet se shqiptarët njihen për mikëpritjen e tyre dhe prirjen për të trokitur herë pas here gotat e rakisë së bërë vetë. Ditët e diktaturës komuniste janë një kujtim i largët për të gjithë dhe Shqipëria është drejt një të ardhme të ndritur. Sipas Business Insider, nuk ka kohë më të mirë se tani, për të vizituar Shqipërinë dhe liston 5 vende që duhen vizituar.

Artikulli e cilëson Beratin si xhevahirin në kurorën e Shqipërisë. “Pushtimet e vazhdueshme të Beratit e kanë lënë vendin me një miks të arkitekturës. Turqit sollën influencën e tyre dhe të njejtën gjë bënë edhe komunistët. Një shkrirje interesante e stileve që është e këndëshme si për syrin edhe për kamerën”, shkruhet në artikull.

Akomodimi është i mundshëm për 10 dollarë/nata. Parku kombëtar i Valbonës ofron alpinizëm dhe kamping fantastik. Akomodimi nis nga 20 dollarë për natë. “Shqipëria po bëhet një pikëz e vogël në hartë për turistët nga gjithë bota.

Rrugë dhe hotele të reja janë duke u ndërtuar dhe vendi po planifikon ndërtimin e një aeroporti të dytë në Kukës”, shkruan Business Insider. “Liqeni i Komanit ofron një pamje fantastike të “Bjeshkëve të Namuna”, shkruan artikulli, dhe e krahason me fjordet e Norvegjisë.

Qyteti i vogël i Himarës ofron ushqimet më të freskëta të detit, ndërsa Jalën, artikulli e cilëson si “Ibiza e Shqipërisë”. Ndërsa për Tiranën, Business Insider shkruan se është ndoshta qyteti më unik i Europës.

http://www.businessinsider.com/heres-why-you-should-visit-albania-2016-7

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.