“Buxhet 10 miliardë euro”- Debati në Kuvend, Çuçi replikon me Tabakun: Fakt se është më i madhi në historinë e Shqi
“Buxheti më i madh në histori”, ishte përgjigjja e Bledi Çuçit ndaj kundërshtimeve të Jorida Tabakut në Kuvend, teksa u shpreh se s’mund ta kuptonte si një buxhet mund të etiketohet “kriminal”.
Kreu i Komisionit për Çështjet e Brendshme renditi një sërë fushash ku buxheti rrit mbështetjen, ndërsa theksoi se gjatë votimit nen për nen duhet të rishihet barazimi i pagave të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.
“Sot kemi dëgjuar gjithë ditën për shifra. Pavarësisht se ka pasur kolegë që e kanë quajtur gati kriminal buxhetin, sesi mund të quhet një buxhet kriminal… është fakt që është buxheti më i madh që ka kapur historia e Shqipërisë.
Është fakt që kemi arritur ekuilibrin më të mirë duke u nisur nga programi social që kemi dialoguar me shqiptarët, që nga mënyra si krijohen dhe si rishpërndahen këto të ardhura. Duke u ndalur në disa momente të tilla, dua t’ju nënvizoj këto momente që krijojnë këtë ekuilibër të kësaj kontrate të madhe.
Po, kush fiton më shumë do të paguajë më shumë. Kjo është gati në çdo platformë socialiste në të gjithë botën dhe këtë kemi bërë. Kemi ruajtur 15% tatim-fitimin për kompanitë, por kemi barazuar edhe 15% e dividentit. Kemi ruajtur nivelin zero të biznesit të vogël. Le të vijmë te rishpërndarja e të ardhurave. Moment kryesor veçoj pensionistët.
Në buxhetin 2027 dyfishojmë bonusin mujor dhe indeksim që në prill të pensioneve. Për herë të parë, mbështetje për fëmijët deri në moshën 5 vjeç. Kjo do të ndihmojë shumë familjet, sidomos ato me shumë fëmijë. Më në fund arritëm që të ulim TVSH e ushqimeve nga 20% në 6%. Rritet bursa e studentëve në nevojë. Për Ministrinë e Brendshme, rritja është gati 10 mln euro në këtë buxhet. 8500 punonjës policie do të përfitojnë 230 euro në muaj më shumë e në vazhdim.
Të rishikojmë edhe diçka, para pak ditësh bëmë indeksimin e gradave të Gardës dhe Policisë, bëmë një barazi të pagave me qëllimin që pagën e policisë ta çonim në nivelin e Gardës. Tani e ka kaluar paga e policisë atë të gardës. Duhet t’i mbajmë në nivel të barabartë. Kjo është një e drejtë që e kanë fituar. Kur të bëjmë diskutimet nen për nen, duhet ta rishikojmë edhe këtë aspekt, nuk besoj që fatura do të jetë shumë e madhe”, tha Çuçi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.