⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,019 ▼2.18%
DOW 48,750 ▼0.71%
NASDAQ 23,029 ▼3.56%
NAFTA 82.43 ▼0.01%
ARI 3,529 ▼4.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,070 ▼ -5.91% ETH $1,628 ▼ -8.13% XRP $0.9056 ▼ -6.73% SOL $69.1500 ▼ -6.44%
S&P 500 7,019 ▼2.18 % DOW 48,750 ▼0.71 % NASDAQ 23,029 ▼3.56 % NAFTA 82.43 ▼0.01 % ARI 3,529 ▼4.25 % S&P 500 7,019 ▼2.18 % DOW 48,750 ▼0.71 % NASDAQ 23,029 ▼3.56 % NAFTA 82.43 ▼0.01 % ARI 3,529 ▼4.25 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

Buxheti 2027 dhe paketa fiskale miratohen në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Bujqësisë; kalojnë edhe aktet normative për tubimet

Dy prej komisioneve kryesore parlamentare, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, së bashku me një sërë nismash të tjera ligjore dhe akte normative me rëndësi fiskale, arsimore dhe të rendit publik.

Bujqësia dhe zhvillimi rural në fokusin e buxhetit 2027

Nën drejtimin e kryetarit Blendi Klosi, Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural mori në shqyrtim projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2027”, ku i ftuar ishte Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, së bashku me stafin teknik të ministrisë.

Gjatë seancës u analizuan parashikimet buxhetore për vitin e ardhshëm, me fokus të posaçëm te “mbështetja e sektorit të bujqësisë, zhvillimi rural, siguria ushqimore dhe politikat për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas”. Në përfundim të diskutimeve, komisioni e miratoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi.

Komisioni i Ligjeve, kalojnë buxheti 2027 dhe paketa fiskale

Paralelisht, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, i drejtuar nga kryetari Ulsi Manja, zhvilloi një seancë të zgjeruar ku shqyrtoi buxhetin e shtetit, paketën fiskale, ngritjen e Liceut Francez të Korçës dhe dy akte normative.

Për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, relatorja Aulona Bylykbashi nënvizoi se ai përcakton “të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit për vitin 2027, shpërndarjen e fondeve publike dhe financimin e prioriteteve të qeverisë për vitin e ardhshëm”.

Pas diskutimeve me Zëvendësministrin Endrit Yzeiraj, projektligji u miratua nen për nen dhe në tërësi, “sipas ndryshimeve të dakordësuara”.

Më tej, komisioni shqyrtoi dhe miratoi nen për nen dhe në tërësi pesë projektligjet e paketës fiskale (për Procedurat Tatimore, Taksat Kombëtare, Akcizat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimin mbi të Ardhurat).

Relatori Ermal Pacaj theksoi se këto nisma synojnë “përmirësimin e administrimit tatimor, rregullimin e detyrimeve fiskale dhe përshtatjen e kuadrit ligjor në funksion të politikave fiskale për vitin 2027”.

Baza ligjore për “Liceun Francez të Korçës”

Në vijim të rendit të ditës, me praninë e Ministres së Arsimit dhe Sporteve, Mirela Kumbaro, u shqyrtua projektligji “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”.

Ministrja Kumbaro sqaroi se kjo nismë përcakton bazën ligjore për ngritjen e këtij institucioni publik të arsimit të mesëm të lartë, “duke rregulluar organizimin, veprimtarinë dhe mënyrën e administrimit të tij”.

Komisioni e miratoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Miratohen dy aktet normative për tubimet dhe dëmshpërblimin civil

Në pjesën e fundit të mbledhjes, anëtarët e Komisionit të Ligjeve votuan pro dy akteve normative të qeverisë:

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.