🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.80 ▲1.39%
ARI 3,912 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,037 ▼ -1.28% ETH $2,271 ▼ -0.79% XRP $1.2563 ▲ +0.53% SOL $92.4400 ▼ -1.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Bylykbashi: Mbyllja e “Territoriales” është kambanë alarmi, tregon dhe fatin që do ketë “Zgjedhorja”. Mazhoranca po vret reformat kryesore

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos zgjatur mandatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke e cilësuar këtë një goditje ndaj një prej reformave më të rëndësishme në vend.

Sipas Bylykbashit, votimi i sotëm shënon fundin e një procesi që duhej të realizohej me konsensus mes palëve politike.

“Ajo që u lejua sot të votohet për të mbyllur Komisionin e Territoriales, duke mos zgjatur afatin, është kambanë e madhe alarmi. Jo vetëm që vret një nga reformat më të rëndësishme që duhej të bëhej në këtë vend, e cila ka të bëjë drejtpërdrejt me qeverisjen që do të dalë nga vota e lirë, por ka të bëjë edhe me qeverisjen e përditshme”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat akuzoi mazhorancën se synon të shmangë procesin gjithëpërfshirës dhe konsensual që, sipas tij, kërkohet edhe nga Bashkimi Europian.

“Ajo që ju synoni është të prishni gjithëpërfshirjen dhe konsensualitetin që e kërkon edhe Bashkimi Europian dhe ta bëni reformën si doni ju”, u shpreh ai.

Bylykbashi paralajmëroi se i njëjti skenar do të ndiqet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Kjo është kambanë që tregon se çfarë do të bëni ju edhe me reformën zgjedhore. Dy reformat më të rëndësishme do t’i vrisni pikërisht në të njëjtën formë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.