☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,900 ▼ -2.73% ETH $2,187 ▼ -2.8% XRP $1.3256 ▼ -1.72% SOL $81.6900 ▼ -3.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Caka zbulon skandalin se si LSI u kërcënua të votojë kryetarin e PS në Skrapar

Disa prej këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Bashkinë e Skraparit, votuan për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe.

Në një reagim pas këtij votimi, deputetja e LSI-së, Silva Caka hedh akuza të forta ndaj deputetit socialist të Skraparit Adnor Shameti. Sipas saj, ai i ka kërcënuar këshilltarët që të votojnë për Gorçen në krye të Këshillit Bashkiak.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja thotë se Adnor Shameti, i cili ka qenë pronar i universitetit privat “Justiani”, të mbyllur në kuadër të reformës në drejtësi, i ndryshon orientimet e tij sipas interesave personale.

 “Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit. Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, – shkruan Caka.

Në fakt, në statusin e deputetes përmendet një numër amze, 486, numri i identifikimit në universitet. Nga sa Express zbuloi, ky numër i përket diplomës së Partizan Gorçes. Burime për Express thanë se dyshohet që kjo diplomë të jetë false. Dhe nga vetë statusi i deputetes Caka, lihet të kuptohet se kjo diplomë është lëshuar nga universiteti që ka pasur në pronësi deputeti socialist Adnor Shameti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.