Ekonomia

Cani: Operacioni i energjisë, rezultate pozitive

FOTO-3-okOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vijuar operacionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, i mbështetur edhe nga forcat policore.

I pranishëm në një nga aksionet e OSHEE, në “Rrugën e Kavajës”, Tiranë, ishte sot edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i shoqëruar nga drejtuesit e kompanisë. Ministri u njoh nga afër me rezultatet e aksionit, ku më pas dha një prononcim të shkurtër për mediat.
“Energjia elektrike e papaguar dhe e vjedhur, i kushton buxhetit të shtetit në vit rret 150 milionë euro. Kjo është e patoleureshme!”, deklaroi ministri Cani për mediat.
Kreu i Financave theksoi se, qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund këtij aksioni, derisa gjithëkush ta kuptojë se energjia elektrike është një mall që duhet paguar. Deri më tani janë shkëputur rreth 19 mijë lidhje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike.
“Nuk mund ta mbulojnë vjedhjen e energjisë konsumatorët e ndershëm që e paguajnë. Kjo nuk mund të ndodhë më. Duhet të ndërgjegjësohen për ta paguar, përpara se të përballen me forcën e ligjit”, vijoi më tej ministri.
Të dhënat e fundit tregojnë se, brenda harkut kohor të një viti, kompania ka reduktuar humbjet në rrjet deri në 31.7 %, të rrisë arkëtimet me 20%, si dhe të menaxhojë treguesit financiarë duke kursyer 7.6 milionë dollarë. “Të gjitha këto janë shenja të mira dhe urojmë që të vazhdohet më me sukses kjo veprimtari në të gjithë Shqipërinë”, theksoi ministri.
Prej më shumë se 10 ditësh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur një aksion mbarëkombëtar, me qëllim reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike. Kompania ka marrë mbështetjen e qeverisë në luftën pa kompris ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, të cilët në një vit i shkaktojnë buxhetit të shtetit një dëm rreth 150 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button