🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.63 ▲0.78%
ARI 4,784 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,200 ▲ +1.97% ETH $2,198 ▲ +0.98% XRP $1.3475 ▲ +1.32% SOL $83.5700 ▲ +1.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,784 ▼0.72 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,784 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Cani: Qeveria nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor

Ministri-i-Financave-Shkelqim-Cani1-534x35042Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi të martën se qeveria nuk do të paguajë, të paktën gjatë viit 2015, asnjë para për detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor.

Duke folur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministri Cani tha se buxheti nuk merr parasysh as detyrimet që kompanitë publike i kanë biznesit apo njëra-tjetrës, siç mund të jetë kompania KESH.
Ministri tha se pushteti vendor ka patur buxhetin e planifikuar dhe se nuk duhet të kryente shpenzime përtej planifikimit. “Bashkitë apo Komunat mund të paguajnë detyrimet e tyre me fondet që i jepen nga buxheti i shtetit por nuk do të ketë zë të veçantë për të shlyer detyrimet”, tha Cani.

Sipas burimeve, detyrimet që pushteti vendor ka ndaj biznesit apo kompanive publike është mjaft i lartë dhe mund të përafrohet me ato që qeveria llogariti si edtyrime të prapambetura për pune publike.

Ministri theksoi se gjatë këtij viti llogaritet të shlyhen 35 miliard lekë, në vitin 2015, 20 miliard lekë dhe në vitin 2016, 16.5 miliard lekë. Qeveria edhe me asistencë ndërkombëtare llogariti si detyrime të prapambetura 72 miliard lekë. Por, sipas ministrit Cani po verifikohen të gjitha faturat dhe shuma mund të jetë edhe më e vogël. Nëse do të krijohet hapësira, tha ai, mund të shlyejmë të gjithë shumën gjatë vitit 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.