Cani: Së shpejti do të ndërtohet rruga që lidh Librazhdin me Peshkopinë
Rruga Librazh-Peshkopi do të ndërtohet së shpejti.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një vizite në Parkun e Shebenikut u shpreh se do të lobojë personalisht që ky investim të konkretizohet sa më shpejt, pasi ky aks rrugor është mjaft i rëndësishëm edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
“E meriton rrugën kjo zonë, ky park. Do të ndërtohet shumë shpejt rruga që do të lidh Librazhdin dhe Bulqizën. Këtë zotim po e marr dhe do t’a realizoj shumë shpejt, ndërkohë do të bëhem edhe pjesë e promocionit në Tiranë edhe për të investuar në këtë zonë kaq të bukur pa e prishur natyrën”, deklaroi ministri Cani.
I pranishëm në promovimin e bukurive natyrore, nga Parku Kombëtar i Shebenikut, drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Detej tha se do të punojë që të tilla bukur të vijnë sa më pranë qytetarëve. “Agjencia e Zonave të Mbrojtura është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave me qëllim promovimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e një prej aseteve tona më të pasura, natyrën. Atë duhet ta çojmë sa më afër komunitet për të përfituar të gjithë”, deklaroi Dedej.