🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,447 ▲1.63%
DOW 45,763 ▲1.21%
NASDAQ 21,239 ▲2.14%
NAFTA 102.48 ▼0.39%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,580 ▲ +0.36% ETH $2,083 ▲ +1.23% XRP $1.3310 ▼ -0.66% SOL $82.0100 ▼ -2.54%
S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Teknologji

Canon feston 80 vjetorin e krijimit të aparatit të tij të parë, “Kwanon”

“Kwanon”, aparati i parë forografik i “Canon”, u krijua në vitin 1934. Kamera 35mm, e cila është prodhuar në formë prototip në vitin 1934, ishte “kulmi i ëndrrave të inxhinierëve japonezë të cilët dëshironin të kapnin në Europë vendin kryesor në industrinë e aparateve fotografikë në atë kohë”, thotë Evropa Canon në një deklaratë për shtyp.

Kwanon-anniversary_Kwanon-1934_image_Final-940x620
Canon- i cili shënoi fillimin e historisë së prodhimit të aparatit fotografik.

Aparati u quajt Kwannon, sipas perëndeshës budiste të mëshirës. Shpresa ishte që mirësia e saj do ti jepte shkëlqim kompanisë dhe shpikjeve të saj teknologjike.Një simbol i “Kwannon” u gdhend në krye të trupit të aparatit. Përveç kësaj, objektivi i aparatit u quajt “Kasyapa” sipas Mahakasyapa, një dishepull i Budës.

Goro Yoshida, i lindur në Hiroshima në vitin 1900, është krijuesi i aparatit fotografik.
Që fëmijë ai “kishte treguar një interes të madh për aparatet fotografikë , shpesh duke i çmontuar e rindërtuar ato”, thotë kompania. Në një treg të monopolizuar nga aparatet gjermane “Leica” në mes të viteve 1930, Yoshida mori një nga këto aparate dhe besoi se do të ishte e mundur t’i prodhonte komponentët e tij në Japoni.
Dy vjet pas ardhjes së prototipit “Kwanon”, Canon nxori aparatin e parë komercial 35 mm -Hansa Canon- i cili shënoi fillimin e historisë së prodhimit të aparatit fotografik.

“Gjatë 80 viteve që nga lindja e kamerës prototip Kwanon, Canon ka sjellë vazhdimisht risi për të përmbushur ambiciet e pafundme të kompanisë në krijimin e aparatit fotografik më të mirë në botë”, – thotë Masaya Maeda, drejtor dhe shef ekzekutiv i imazhit dhe komunikimit në Canon Inc.

Canon do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e imazhit të fotografisë dhe videove përmes teknologjive dhe produkteve të tij të dizenjuara për të përmbushur e kënaqur pritshmërinë e klientëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.