Ekonomia

Raporti i S&P, Ahmetaj: Vlerësim reformave të qeverisë

Pas publikimit te raportit te Agjensise prestigjioze te vleresimit Standard & Poor’s per ekonomine shqiptare, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar permes nje statusi ne rrjetin social Facebook, ne te cilin shkruan:

“Standard and Poor’s ka dhënë vlerësimin për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar me leximin e tyre, të gjithë faktorët që janë theksuar nga Qeveria më parë. Kështu për S&P Shqipëria ka treguar një performancë të qëndrueshme ekonomike, në vazhdim të implementimit të programit të konsolidimit fiskal, i cili pritet të ketë vazhdimësi pozitive edhe në vitet në vijim, duke përjashtuar incidente politike.

S&P vlerëson impaktin e reformave të deritanishme të pensioneve, energjisë dhe atë administrative të ndërmarra nga qeveria, duke përcaktuar reformën në drejtësi si një hap të rëndësishëm për të mbështetur zhvillimet pozitive në ekonomi.

Po kështu ecuria e treguesve makro është pozitive dhe fokusi vihet tek rritja ekonomike e mbështetur nga rritja e konsumit, çka kemi thënë në vijimësi në muajt e shkuar dhe çka është konfirmuar përsëri sot edhe nga Indeksi i Cmimeve të Konsumit, në nivelin 1.9% për muajin Korrik, duke treguar se kërkesa është në rritje dhe konsumi po impakton pozitivisht ekonominë.

S&P konfirmoi rritjen ekonomike në nivelet e dhëna nga qeveria dhe bazat e saj të shëndetshme në rritje reale dhe përmirësim i qënësishëm i sektorëve kycë! Ky është një lajm i tepër mirë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht dëshirave të zymta të disave.” perfundon Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button