ParlamentarePolitika

Braçe: Berisha përgjegjës për 21 janarin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha lidhur me 21 janarin, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për ngjarjen.

“Më 21 janar 2011 u vranë 4 qytetarë që nuk përbënin asnjë rrezik për institucionet. Për këtë krim, personi që nuk duhet të fliste është kryeministri i atëhershëm. Berisha dhe Basha kanë dhënë versione të ndryshme atë ditë dhe në 5 vitet që vijuan”, tha Braçe. Ai ka hedhur poshtë akuzat e atëhershme të Berishës se protestuesit u vranë nga elementë të armatosur të opozitës.

“Ishte Garda e Republikës që me dashje, sipas një urdhri vrau 4 persona dhe plagosi të paktën 6 të tjerë. Si ka mundësi që ti si njeriu që drejtonte Kryeministrinë, që drejtoje planet për mbrojtjen e Kryeministrisë, nuk je paraqitur asnjëherë në prokurori për të dhënë deklaratën tënde”, iu është drejtuar Braçe-Berishës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button