Bota

Zbulohet vendi dhe data kur do takohen Donald Trump e Vladimir Putin

Shtëpia e Bardhë konfirmon se presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohen për herë të parë, para takimit të Grupit 20-të në Hamburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm.

Këshilltari për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, u tha gazetarëve se “nuk ka një axhendë specifike” për takimin me Putinin.

McMaster tha se Trump do të bisedojë për “çfarëdo që presidentët duan të flasin”.

Shtëpia e Bardhë, nuk komentoi nëse të dy udhëheqësit do të diskutojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Takimi i G20-tës do të mbahet më 7 dhe 8 korrik dhe do të mbledhë presidentët e shteteve dhe kryeministrat e fuqive ekonomike botërore për të diskutuar luftën kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, tregtinë e lirë dhe çështje të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button