Kosova

Konjufca fajëson Qeverinë për arrestimin e Molliqajt

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas arrestimit të sekretarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Konjufca ka thënë për Indeksonline se kjo është duke u bërë me qëllim vetëm një ditë para konferencës së partive opozitare për tu dakorduar për protestat e ardhshme.

Konjufca ka akuzuar pushtetin se po bënë presion për protestat e radhës.

“Ne mendojmë që ky është një veprim i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria, një ditë para konferencës së paralajmëruar nga opozita për protestat e radhës. Qarqet qeveritare nëpërmjet mekanizmave të tyre po përdorin fushata shumë të egra për ta parandaluar mbajtjen e protestës të organizuar nga opozita”, ka thënë Konjufca për Indeksonline.

Ai ka thënë se arrestimi i Molliqajt po tregon fytyrën e pushtetit.

“Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të VV-së në aeroportin e Prishtinës është një hap tjetër që tregon ato se çka Qeveria po merr në kapjen e shtetit”, ka thënë Konjufca.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button