Kërkesë e grupeve parlamentare CDU / CSU dhe SPD
Marrëveshja e perbashket midis Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Maqedonise se Veriut në BE dhe mbi rekomandimin e KE-se dhe Përfaqësueses se Lartë të dt.29 maj 2019 për celjen e negociatave të anetaresimit
Bundestag gjerman deshiron të vendosë:
I.
Në samitin me shtetet e Ballkanit Perëndimor më 21 qershor 2003, krerët e shteteve dhe qeveritë e Bashkimit Evropian (BE) u dhanë vendeve të Ballkanit mundësinë e anëtarësimit në BE nëse i plotësonin kushtet. Maqedonia e Veriut paraqiti një kërkesë për anëtarësim në BE më 22.Mars 2004 në përputhje me nenin 49 të Traktatit për BE (TEU). Në dhjetor 2005, Këshilli Evropian miratoi per Republiken e Maqedonise se Veriut statusin e vendit kandidat per anetaresim në bazë të vleresimit të Komisionit Evropian.
Më 29 maj 2019, Komisioni paraqiti një raport mbi përparimin e Maqedonise se Veriut në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Komisioni rekomandon ne kete raport celjen e negociatave te anetaresimit me Maqedonine e Veriut. Këshilli Evropian vendosi më 20 qershor 2019 që të marrë një vendim thelbesor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019 për hapjen e negociatave të anetaresimit me Maqedonine e Veriut.
Me letrën e saj te dt. 6 shtator 2019, Qeveria Federale i kujtoi Bundestagut gjerman që Këshilli per Cështjet e Përgjithshme më 15 Tetor 2019 dhe Këshilli Evropian më 17 dhe 18 duhet te vleresoje progresin e Maqedonise se Veriut dhe te vendosin për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Qeveria Federale i ka referuar Bundestagut gjerman për të drejtën e tij për të komentuar vendimet për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Sipas Nenit 9 të Ligjit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë Federale dhe Bundestagut gjerman në Cështjet e BE, Qeveria Federale duhet të kete dakordesi me Bundestagun gjerman përpara se ajo te jape miratimin e saj për negociatat e pranimit.
Duke pasur parasysh suksesin e arritur vitet e fundit, Komisioni kishte rekomanduar vitet e kaluara hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Në qershor 2018, Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme hapi rrugën për fillimin e negociatave në qershor 2019 me kërkesa konkrete për reforma.
Në raportin e tij të 29 majit 2019, Komisioni vleresoi progresin e arritur që nga vera 2018. Ne qershor 2018, ne konkulzionet e Keshillit, u vleresua se Maqedonia Veriore ka vazhduar procesin e reformës, duke dhënë rezultate në fushat kryesore të identifikuara. Përveç kësaj, mosmarrëveshja për Emrin midis dy vendeve u zgjidh me marrëveshjen me Greqinë, e cila hyri në fuqi në shkurt 2019 (“Marrëveshja e Prespës”).
Bundestagu gjerman mbështet perspektivën e BE për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe vlereson përpjekjet e vendit per reformën. Procesi i anetaresimit është një shtytës vendimtar per reformat dhe stabilitetin në rajon. Gjermania dhe BE janë veçanërisht të interesuara për stabilizimin dhe bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë në rajon. Me tejkalimin e ngërçit të brendshëm të viteve të fundit, vendi ka filluar rrugën për rregullime të rëndësishme kushtetuese, ekonomike dhe strukturore dhe ka iniciuar reforma politike në mënyrë që të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Vendi i jep përparësi të lartë procesit të afrimit të BE-së dhe ka arritur suksese të dukshme. Që nga vera e vitit 2018, janë bërë përpjekje të mëtejshme për zbatimin e reformave urgjente, të ndjekura nga hartimi i politikave dhe legjislacionit të vonuar.
Vendi gjithashtu ka ndryshuar rrënjësisht në një atmosferë politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur. Përveç reformave në gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformës së shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike, kultura e kompromisit në peizazhin politik është përmirësuar gjithashtu, në veçanti një përfshirje më e mirë e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse politike.
Me marrëveshjen e Prespës të 18 korrikut 2018 dhe zbatimin, pas 27 vjetësh, u arrit një marrëveshje historike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit dhe u zgjidh një konflikt i gjatë midis fqinjëve.
Në fund të tetorit 2018, pas zbatimit te planit të reformës “3-6-9”, qeveria prezantoi “Plan 18” si një bazë të mëtejshme për zbatimin e reformave. Një numër ligjesh të reja për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet e inteligjencës dhe administratën publike janë në proces parlamentar ose janë miratuar tashmë. Qeveria është e vendosur të krijojë ose të adaptojë legjislacionin kryesor në fushat kryesore.
Sidoqoftë, në bazë të raportit të Komisionit të 29 majit 2019, Bundestag gjerman gjithashtu vëren se deficitet ekzistojnë ende në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me pavarësinë dhe reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
II.
Bundestag gjerman vlereson progresin që ka bërë Maqedonia Veriore që nga qershori 2018 per:
– Implementimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidh mosmarrëveshjen për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore dhe plotëson një kusht për hapa të mëtejshëm drejt BE.
– Eshtë arritur përparim në rivendosjen e pavarësisë së gjyqësorit, në veçanti në zbatimin e “përparësive urgjente të reformës” dhe rekomandimet e Komisionit të Venecisë për sundimin e ligjit, me qëllim të sigurimit të një baze solide për përparim të mëtutjeshëm. Kështu, u miratua një ligj që rregullon emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kualifikimet e tyre. Në përgatitje është ligji për integrimin e prokurorit special në sistemin e zbatimit të ligjit. Ligje të mëtejshme janë në procedurën parlamentare.
– progress eshtë arritur në reformën e administratës publike, përfshirë zbatimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike, konsultimet e zgjeruara publike, rritjen e transparencës në hartimin e politikave, dhe zhvillimin dhe koordinimin e politikave. Përgatit gjithashtu një sistem elektronik të raportimit për punonjësit publik dhe një ligj për menaxhimin e financave publike.
– Ligji antikorrupsion i miratuar forcoi luftën kundër OK dhe korrupsionit. Më shumë ligje për më shumë transparencë, parandalimin e korrupsionit dhe kontrollin financiar janë në proces. Për më tepër, ekziston një rekord i përmirësuar në hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare, madje edhe në korrupsion të nivelit më të lartë.
III.
Bundestagu gjerman deklaron se ne baze te nenit 9 te ligjit federal mbi bashkepunimin e Qeverise Federale me Bundestagun gjerman ne veshtjet e BE-se, qe Qeveria Federal te miratoje nje vendim të Këshillit Evropian më 17/18 per celjen e negociatave për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ne tetor 2019.
Bundestag gjithashtu i kerkon qeverisë federale që,
1. të siguroje që kuadri i negociatave të jetë e tillë që të sigurohet një vazhdim konsekuent i kursit të reformës dhe, mbi të gjitha, zbatimin e reformave të miratuara nga Maqedonia Veriore. Hapja dhe mbyllja e kapitujve individualë të negociatave duhet të varen nga kritere të qarta;
2. te sqaroje se Maqedonia Veriore duhet të vazhdojë të bëjë përpjekje të tjera te konsiderueshme për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fushat e
– sundimi i ligjit, përfshirë të drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale, gjithashtu nën një orientim të ri organizativ,
– luften kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë krijimin e një bilanci solid për pastrimin e parave dhe krimin financiar, si dhe
– forcimi i institucioneve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
3. të siguroje që Komisioni dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm të informohen rregullisht për mbarëvajtjen e reformave gjatë negociatave të pranimit, veçanërisht në këto fusha kryesore.
4. te siguroje që shtjellimi i ketyre kapitujve (para se gjithash kapitulli 23 Gjyqësori dhe të Drejta Themelore, 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria) te kryhet në fillim të negociatave dhe ato te mbyllen vetem ne fund të negociatave. Planet e veprimit për këto kapituj të propozuar nga Komisioni duhet të përcaktojnë afate dhe synime të qarta, përmbushja e të cilave është një parakusht për hapjen e kapitujve të rinj; kapitujt e tjerë të negociatave nuk duhet të hapen me pare. Komisioni duhet të raportojë rregullisht për zbatimin e planeve të veprimit, përveç progres-raporteve vjetore. Hapja dhe mbyllja e kapitujve te tjere do të varen nga përparimi thelbesor në këto fusha.
Bundestag rezervon të drejtën e tij të përgjithshme te ushtroje te drejten për të komentuar/ dhënë mendimin e tij në perputhje me nenin 8 te ligjit federal, nëse ai konludon/konstaton se kushtet për hapjen e kapitujve të negociatave nuk janë përmbushur;
5. Te sigurojem, që temat
– institucione demokratike funksionale,
– reforma ne administratën publike,
– zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria,
– marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal,
– liria e shtypit dhe mediave,
– të drejtat e grupeve më të prekshme dhe anëtarëve të pakicave,
– shoqëri civile aktive
Te pasqyrojne pikat thelbesore te negociatave të pranimit.
6. te siguroje, se pas anetaresimit, Maqedonia e Veriut te permbushe plotesisht kriteret politike dhe ekonomike. Përmbushja e rreptë e kritereve të Kopenhagës mbetet parakusht për anëtarësim. Një anëtarësim automatik, për shembull, duke përmendur një datë pranimi para përfundimit të negociatave nuk duhet të ekzistojë.
7. të inkurajojë aranzhimet dhe rregulla sa me pak te perkohshme kur nuk përshtaten me acquis communautaire; Maqedonia Veriore dëshiron të anëtarësohet në BE dhe duhet të pranojë që acquis nuk do të zbuten nga negociatat;
8. të inkurajojë Maqedoninë e Veriut që të zbatojë dispozitat e Paktit Evropian të Stabilitetit dhe të Rritjes tashmë në procesin e bisedimeve dhe të respektojë kriteret e stabilitetit të Traktatit të Mastrihtit përpara se të mund të anëtarësohet zyrtarisht në bashkimin monetar pas pranimit të mundshëm;
9. të informojë ne vazhdim Bundestagun gjerman në përputhje me nenin 3 dhe në 6 te ligjit federal, mbi perparimin e negociatave të pranimit dhe gjithashtu të sqarojë pozicionin e tij. Progresi në rrugën e pranimit nuk duhet të vlerësohet vetëm nga Komisioni, por edhe rregullisht nga Qeveria Federale, përfshirë përfaqësimet e tij diplomatike.