Ekonomia

Çelet Panairi “Dita e Verës 2015”

Është çelur në Elbasani panairi “Dita e Verës 2015″, panairi qe organizohet me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës ku  prezantohen biznese nga vendi dhe rajoni. Panairi “Dita e Verës 2015″ organizohet nga Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Panairi-2015-5Foto-MNë fjalen e hapjes, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, vlerësoi si mjaft të rëndësishëm panairin, i cili hap siparin e Ditës së Verës, duke e cilësuar si një mundësi mjaft të mirë për të gjitha bizneset që prezantohen. Ai ka uruar jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët elbasanas dhe miqtë që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të festuar Ditën e Verës në Elbasan, për një vit të mbarë dhe plot mirësi.

Panairi 2015 (4)Foto MPanairi i sivjetshëm mblodhi rreth 55 kompani, më shumë se një vit më parë, të cilat do të prezantojnë për tre ditë me rradhë produktet e tyre, ku pjesa më e madhe e bizneseve vijnë në këtë panair për të disatën herë. Përfaqësuesit e tyre shprehen të kënaqur me mundësinë që u jepet për t’u reklamuar para mijëra vizitorëve që vijnë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit do të vijojnë në datën 13 mars në natën e Verës, ku Bashkia ka bërë të mundur organizimin e një koncerti festiv titulluar “Dita e Verës – Festë”, organizuar nga  nga “Art revolucion dance” në teatrin  “Skampa”, për të vijuar më pas me një koncert të madh festiv në sheshin “Gensher”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button