Ekonomia

Çelet Panairi i artizanëve shqiptarë

Punimet e rreth 200 artizanëve nga zona të ndryshme të Shqipërisë janë ekspozuar në një Panair të hapur sot pranë Piramidës në Tiranë, me qëllim promovimin e vlerave estetike të punës me dorë të artizanëve, një organizim nga Shoqata Nxitja e Biznesit Social.
artizanat-4Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka mbështetur këtë vit 13 biznese të fushës së artizanatit me vlerë 6,1 milionë lekë për të nxitur dhe vlerësuar punën e këtyre bizneseve.
Drejtore ekzekutive e AIDA-s, Manjola Gjoni, falenderoi hapjen e këtij panairi duke u shprehur se “kontributi që kemi dhënë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, ndaj dhe ftojmë të gjithë artizanët, burra e gra, që punojnë në këtë fushë, që të vijnë pranë agjencisë dhe të aplikojnë për këto fonde”.
Për dy ditë me radhë, punimet e artizanëve nga Shkodra, Berati, Gjirokastra, Korça e qytete të tjera, do të ekspozohen në mjediset para Piramidës në Tiranë.
Për organizimin e Panairit të Artizanatit, shoqata “Nxitja e Biznesit Social” u mbështet nga AIDA, ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, Qëndra Kombëtare e Panaireve.
Kreu i AIDA-s, Gjoni, u bëri thirrje të gjithë bizneseve artizane që të regjistrohen, me qëllim që të përfitojnë nga fondet që janë në dispozicion për nxitjen e tyre. “Bizneset e artizanëve kanë mbështetjen e qeverisë”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button