☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 93.04 ▼3.69%
ARI 4,517 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,656 ▼ -1.31% ETH $2,096 ▼ -1.18% XRP $1.3414 ▼ -1.49% SOL $84.4100 ▼ -1.87%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 93.04 ▼3.69 % ARI 4,517 ▼0.14 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 93.04 ▼3.69 % ARI 4,517 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Politika

Celibashi: Shoqëria civile ka rol themelor në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Roli i shoqërisë civile në proceset zgjedhore ishte në fokus të një konference të zhvilluar me ekspertë të fushës, ku mori pjesë edhe Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi vlerësoi bashkëpunimin mes KQZ-së dhe organizatave të shoqërisë civile, duke theksuar se ky raport është forcuar ndjeshëm që prej vitit 2020.

“Raporti bashkëpunues mes KQZ dhe shoqërisë civile prej vitit 2020 është i shënjuar nga pikëpamja sasiore dhe ajo cilësore. Nuk ka qenë një zgjedhje pragmatiste e KQZ ky bashkëpunim i thellë me shoqërinë civile, por një zgjedhje e ndërgjegjshme”, u shpreh Celibashi.

Ai theksoi se në realitetin politik të vendit, kontributi i shoqërisë civile mbetet thelbësor për demokracinë dhe proceset zgjedhore.

“Ne e kuptojmë shumë mirë që në këtë realitet politik në vendin tonë është me rëndësi themelore kontributi i shoqërisë civile dhe ky nuk është slogan. Duhet të pranojmë që gjërat kanë ndryshuar jo aq për mirë për rolin e shoqërisë civile në këto vitet e fundit. Ajo është prezente, vijon kontributin e saj dhe me dobi për demokracinë në vend dhe për çështjet zgjedhore”, deklaroi kreu i KQZ-së.

Sipas tij, KQZ ka krijuar hapësira bashkëpunimi me një numër të madh organizatash të shoqërisë civile, duke nisur nga monitorimi i zgjedhjeve, edukimi dhe informimi i zgjedhësve, deri te nxitja e pjesëmarrjes në votime.

“Mundësitë që KQZ ka ofruar për të bashkëpunuar me një numër të madh organizatash të shoqërisë civile, duke filluar nga monitorimi i zgjedhjeve deri tek edukimi dhe informimi i zgjedhësve dhe nxitja e pjesëmarrjes në votime. Qartazi nuk është e thjeshtë, pasi duhet të pranojmë se realiteti për shumë arsye nuk ofron gjithmonë më të mirën e mundshme, por gjithsesi ne jemi përpjekur si institucion që të krijojmë komoditetin e nevojshëm për bashkëpunim”, tha ai.

Celibashi u ndal edhe te transparenca institucionale, duke e cilësuar KQZ-në si një nga institucionet më të hapura ndaj publikut në vend.

“Përtej modestisë, KQZ është institucioni më transparent dhe i hapur publik në vend dhe për këtë jemi krenarë. E shohim si një qasje që duhet ta kenë institucionet publike në një vend që shumë shpejt do të bëhet pjesë e BE-së”, u shpreh ai.

Në përfundim, kreu i KQZ-së ftoi organizatat e shoqërisë civile të vijojnë bashkëpunimin me institucionin që ai drejton, duke theksuar se vetëm përmes këtij partneriteti mund të forcohen standardet demokratike në vend.

“Ftojmë këto organizata të shoqërisë civile që kanë interes për të bashkëpunuar me KQZ-në, e mirëpresim dhe nxisim këtë bashkëpunim. Kjo do të rrisë parimet dhe forcojë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjë që KQZ e vetme nuk mund ta bëjë dot”, përfundoi Celibashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.