☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,808 ▲2.63%
NASDAQ 22,648 ▲2.86%
NAFTA 94.91 ▼15.97%
ARI 4,783 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,351 ▲ +4.7% ETH $2,217 ▲ +6.64% XRP $1.3569 ▲ +4.6% SOL $83.3400 ▲ +5.84%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Centralet bërthamore në Britani, investimi më i ri, 18 mld paund

Qeveria britanike i dha dritës jeshile ndërtimit të një centrali bërthamor 18 miliardë paundësh pasi vendosi, siç thotë, disa piketa të rëndësishme për projektet e ardhshme sa i takon sigurisë.

Impianti i ri në Hinkley Point të Somerset-it do të financohet nga francezët dhe kinezët. Ajo çfarë Kina kërkonte në këmbim ishte përdorimi i dizajneve të saj për stacionet e reja nukleare në Mbretërinë e Bashkuar. Ekzekutivi britanik megjithatë deklaroi se do të vendosë një kornizë të re ligjore për investime të huaja të së ardhmes në infrastrukturën kyçe të vendit.

“Mendoj se ishte e drejtë që një qeveri e re t’i shikonte me seriozitet të gjithë elementët e marrëveshjes dhe ajo çfarë vendosëm, është se për infrastrukturën kyçe në përgjithësi duam të sigurohemi që fuqitë tona në këtë vend të jenë të krahasueshme me ato të të tjerëve, në mënyre që të jemi të aftë të kontrollojmë situata të cilat kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare”, shprehet Greg Clark, sekretar i Energjetikës, Britani.

Kritikët e paktit paralajmërojnë për kosto të shtuar dhe pasoja nga ndërtimi i centraleve bërthamore në Angli prej shteteve të huaja. Dy të tretat e projektit i financon kompania energjetike franceze EDF dhe 6 miliardë paund të mbetur, do t’i japë Kina.

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga presidenti kinez Xi Jingping vitin e kaluar është dhe ngritja e dy stacioneve të reja atomike, në Sizewell të Suffolkut dhe Bradwell të Essexit, të cilat do të ndërtohen më vonë. Impianti i Hinkley Point do të sigurojë energji të mjaftueshme për 6 milionë shtëpi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.